I dënuar me mbi 10 vjet burgim në Itali për 5 vepra penale, arrestohet 29 vjeçari me tre emra

26 Prill 2024, 14:20Kronika TEMA
I dënuar me mbi 10 vjet burgim në Itali për 5 vepra penale,

Një 29 vjeçar i dënuar me 10 vite burg në Itali është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin.


Arrestimi i provizorisht me qëllim ekstradimin e të riut me 3 emra  Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani,29 vjeç, lindur në Mamurras u bë në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 6” pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Roma.

"Gjykata e Monzas, Itali, me vendimin e datës 19.10.2023, e ka denuar këtë shtetas, me 10 vjet, 2 muaj e 11 ditë burgim, për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura" informoi policia e shtetit.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

 

1 Komente

  1. B
    Ben

    Si ka mundesi qe keta kriminela marrin pashaporta Shqiptare dhe dalin jashte shtetit sikur jane te paster. Bejne krime ne Europe dhe kthehen pa u ndaluar asnjehere.nga policia2 Shqiptare!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje