Gazetari Artan Hoxha thotë se SPAK është duke hetuar në tre dosje çiftin Meta-Kryemadhi, ndonëse ndaj tyre nuk ka ende asnjë masë apo qoftë edhe akuzë konkrete.
Hoxha tha se dosjet që po hetohen nga SPAK janë ajo e pasurisë, ajo e lobimit të LSI-së në SHBA dhe afera CEZ-DIA, për këtë të fundit ka dëshmuar Elvis Mata, ish drejtori administrativ i DIA-s i arratisur nga Shqipëria kohë më parë nga frika e ndonjë hakmarrjeje.
“Nuk është kot kjo e SPAK, ndonjëherë kur afatet bashkohen me gjëra të tjera...dhe sulmet e Metës ndaj Romeo Kara dhe Elvis Matës, ish-drejtori i një prej bankave...ky ka qenë njeri i afërt i Metës, ka qenë drejtor ekzekutiv i DIA-s. Ky është themeluesi i LRI-së.
Ky me profesion është ekonomist, ka drejtuar disa banka të nivelit të dytë, ka qenë ndër të tjera drejtor administrativ i DIA. Ky ka patur gjithë komunikimet që janë bërë. Ky u mor në mbrotje në atë kohë dhe u arratis nga Shqipëria për shkak të presionit, por ky ka dhënë dy deklarime, në Vienë dhe që janë vënë në dispozicion të SPAK-ut në Shqipëri.
Ky u arratis në kohën që ishte në mbrojtje nga shteti. Njeriu i tretë që Meta akuzoi është bashkëshortja e Kastriot Ismailajn.
Sot ndodhemi para faktit që lidhur me lobimin që është bërë në SHBA, hetimin pasuror nën hetim Kryemadhi, dhe hetimi tjetër i CEZ-DIA. Gjatë kësaj jave SPAK ka vijuar por ende nuk i është drejtuar institucioneve për ndonjë masë.
Prokurori ka afat pafund përderisa nuk ka shënuar një emër. Ne sot ndodhemi para faktit që SPAK i ka të treja këto çështje në duar, Meta e ka sulmuar fort. Por nuk shohim ende një veprim konkret ndaj Kryemadhit apo Metës”, tha gazetari Hoxha.
Në emisionin "Të Paekspozuarit", moderatori Yli Rakipi tha se e kishte telefonuar Metën për ta ftuar në emision, por i ishte përgjigjur një person me pseudonimin “Leshko”.
“Unë i rashë telefonit e Metës por më doli një që thoshte Leshko, Leshko. Ky i Albkontrollit”, u shpreh Rakipi, ndërsa Hoxha tha se “Leshko është zoti Petrit Sulaj, ish- drejtor i Aviacionit Civil”, për të cilin ka patur edhe një përplasje mes Metës dhe Edi Ramës, kur Meta ishte president.
Leshko apo Feliksi?
Leshko kari imagjino ke kemi pas president nje koker idjoti qe leshkon e.mbante per pedagog .copa e injorantit.turp turp per kte vend .
Jeni tamam media e pavarur 90% e tpz se Rakipit ishte për drejtorët e lalit që jane në burg Asnjë fjalë ju qe bëni lajm kush i komenton në ig kejvines