Dje përfitoi nga Amnistia, pak orë pas daljes nga burgu vjedh një makinë dhe shpallet në kërkim

25 Prill 2024, 18:26Kronika TEMA
Dje përfitoi nga Amnistia, pak orë pas daljes nga burgu vjedh një

Një i dënuar që përditoi nga amnistia, nuk i ka mbushur 24 orë dhe ka kryer veprën penale të radhës.

Bëhet fjalë për shtetasin Ardian Isufi, i cili la dje qelinë e burgut të Drenovës. Mesa duket ai nuk arriti të lërë pas tij edhe vesin e vjedhjes.

Pak orë pas lirimit, ai ka parë një makinë tip “Ford Fiesta” që ishte lënë e ndezur pranë shkollës “Raqi Qirinxhi”, në lagjen 18 të Korçës, dhe ka arritur ta grabisë, teksa pronari ndodhej në një biznes aty pranë.

Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit, teksa pas denoncimit të pronarit të mjetit, policia ka bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë në interenarin që është menduar se ka kaluar i riu.

Nga këqyrja e kamerave është dalluar mjeti tip Ford Fiessta që kalonte në aksin rrugor Korçë – Pogradec deri në fshatin Luamalas, dhe më pas grabitësi i mjetit ka humbur çdo gjurmë edhe për policine, që tashmë është në kërkim të tij.

3 Komente

  1. n
    nje prind

    Bishti i qenit.50% e hajduteve qe perfituan brenda tre mujorit te pare do ven prap te vendi.Vesi del me shpirtin

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ka per te tere

      Ja pra "dora e ngrohte" e Partrise shtet u solli "lumturine" hajduteve dhe krimineleve dhe pasojat si gjithnje i ha populli i thjeshte.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zoti me shqipetaret

        Per disa liria (jashte burgut) nuk ka kuptim......ata ndihen me qete aty brenda kater mureve.......ai eshte i destinuar te jetoje brenda qelise...sebashku me ata qe per nje ose disa arsye nuk e njohin cdo te thote ► PUNA ◄..........i vetmi problem eshte se jeton me taksat e atyre qe cdo dite levizin bythen per te jetuar........do isha i mendimit se per perseritesit (hajdutet) te vendosej puna ne burg me detyrim.......pune ka sa te duash.......Pastrim plehrash anash rrugeve nacionale, qyteteve, fshatrave, bregdetit...kudo.....do buke ? leviz bythen.........

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje