I riu nga Elbasani përplas qëllimisht me makinë 44-vjeçarin në Kosovë, historia e sherrit mes tyre

25 Prill 2024, 12:00Kronika TEMA
I riu nga Elbasani përplas qëllimisht me makinë

Një 44-vjeçar ka mbetur i vdekur në Pejë si pasojë e një aksidenti të dyshuar të qëllimtë. Viktima është Ilir Osmani dhe u përplas nga 23-vjeçari i dyshuar Sergio Jonuzi.

Osmani u dërgua menjëherë në spitalin e Pejës, po nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Si fillim ngjarja u raportuar si aksidentale, por më pas policia e Kosovës ka arrestuar 23-vjeçarin për të cilin dyshon se e ka përplasur qëllimisht Ilir Osmanin me automjet tip Golf 5.

I riu nga Elbasani fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, por Policia ka arritur ta kap pak pas ngjarjes.

Sipas deklaratave të 23-vjeçarit ngjarja ka ndodhur për konflikte të mëparshme, për shkak se Osmani i ka djegur banesën.

Ndaj Sergio Jonuzit është ngritur akuza për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës rreth orёs 17:25  nё rrugën “Agim Binak Qelaj” nё Pejё.

 

3 Komente

  1. L
    Lani

    Shqiptarë janë këta?!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flora

      Po, shqipetare. Ngase ne si myslimane qe jemi nuk bejme dallime. Osmani dhe Jonuzi gjerman po te duken ty?!

      Përgjigjjuni
      1. i
        ikpirdhukëlyshiJanullës

        Ky Sergio nga emri duket te jetë italjon, bile thanë se e ëma i quhet Nataša motra e Vasilikes sat emë pra, bijat e Vollodimirit të Stanišes me stërgjysh Djurad Brankovićin.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje