Doli dje nga burgu pasi përfitoi nga amnistia, përfundon liria për Sokol Sinomatin! "Buzëderri" arrestohet sërish sot në Vlorë

25 Prill 2024, 12:57Kronika TEMA
Doli dje nga burgu pasi përfitoi nga amnistia, përfundon liria

Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si "Buzëderri", babai i të riut Gëzim Sinomati, i cili u ekzekutua me snajper në janar në Vlorë, atentat akoma i pazbardhur, është një nga personat që përfitoi nga amnistia penale, duke përfituar lirinë të mërkurën.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai ka lënë qelinë e burgut të Fushë-Krujës një ditë më parë. Por pak orë pas lirimit, burime bëjnë me dije se blutë e Vlorës e kanë arrestuar atë sapo ka hyrë në qytetin bregdetar. Gëzim Sinomati ka qenë në shoqërinë e vëllait të tij.

Arrestimi është bërë për shkak se ndaj tij ka një vendim të drejtësisë italiane, që e ka dënuar me 12 vjet burg për trafik droge.

Burimet shprehen se urdhëri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk dihet pse nuk është ekzekutuar më përpara, ndërkohë Policia e Vlorës ka ndërhyrë pasi Sinomati është liruar.

Më shumë se 100 polic blinduan Vlorën, mesditën e 9 janarit, kur edhe varros djali i Sokol Sinomatit, për të garantuar sigurinë, pasi ky i fundit la burgun e Fushë-Krujës, për të përcjellë në banesën e fundit, të birin.

Sokol Sinomanti, i njohur ndryshe me nofkën ‘buzëderr’, ish pjesëtarë i bandës së Gaxhait gjatë trazirave të 97-s, i larguar nga Shqipëria në 2017-n, ndodhej në burg, pas arrestimit të tij në 2021 në Belgjikë, për çështje droge. Në fund të vitit 2022 ai u ekstradua në Tiranë, për një ngjarje në 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.

Lini një Përgjigje