Protesta nesër para bashkisë Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen! Policia thirrje tubuesve të mos kryejnë akte dhune

25 Prill 2024, 16:50Kronika TEMA
Protesta nesër para bashkisë Tiranë, ja rrugët që do

Policia e shtetit ka bërë me dije masat që do të merren ditën e nesërme në kuadër të protestës që do të mbajë Rithemelimi dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës në orën 10:00.


Bëhet me dije nga policia se nesër që nga ora 09:45 e në vijim do të bllokohet përkohësisht qarkullimi i mjeteve në bulervardin kryesor pranë bashkisë së Tiranës dhe i bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të gjejnë rrugë alternative deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

''Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, në orën 09:45 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe'', thuhet në njoftimin e policisë.

Këto masa vijnë, pasi në dy protestat e fundit të zhvilluara nga Aleanca dhe Rithemelimi u hodhën lëndë plasëse molotovë, saqë njëra prej tyre rrezikoi jetën e një punonjësi policie.

Policia u bën thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të shmangen nga çdo akt dhune dhe të respektojnë ligjin.

''Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u bën thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune'', thuhet më tej në njoftim. 

1 Komente

  1. E
    Evisa

    Ka dy mënyra për të protestuar; njëra është ajo tradicionalja, revolucionarja, të cilën e kanë për zëmër dhe e kanë përdorur sa herë që u lipset për interesin e pushtetit Berisha, Rama kur ishte në opozitë, Meta, Basha kur bënte çfarë thosh Berisha, si dhe Qorri, ky Komsomolas i ri i ambientit tonë politik. Shkurt, kjo është dhunë për marrje pushteti, nuk përfill aspak opinionin qytetar, interesin e tij për të drejtat që i takojnë si dhe për informimin real rreth jetës politike në vënd. Në këtë rast njerzit përdoren si instrumente, pa më të voglin respekt, bile shkohet deri atje sa i përdorin si numra për të treguar shkallën e mbështetjes. Në të tilla protesta thuhen sllogane bajate, pa kurrfarë vlerë shoqërore, prodhohen artificialisht dhe deklarohen si të vërteta gënjeshtra që nuk ka kandar t'i ngrejë, e plot e plot marrëzira të tjera. Fatkeqsisht, ashtu siç ka treguar realiteti i këtyre protestave është shkuar deri në kufij ekstrem, deri në vrasje të njerëzve të pafajshëm që përdoren si mish për top për interesa pushteti. Mënyra tjetër është ajo e njerzve të qetë dhe të arsyeshëm, të cilët me aftësi, urtësi dhe guxim qytetar i shkojnë çdo problemi në zemër të tij. Të tillë individ e nisin zgjidhjen e çdo problemi duke respektuar të vërtetën dhe duke bërë gjithçka për daljen e saj në dritë, punojnë me durim për zbardhjen e çdo poshtërsie në ushtrimin e pushtetit, me të vetmin qëllim, shërbimin me devotshmëri ndaj të drejtave të qytetarëve, luftës kundër çdo abuzimi me pushtetin, vënies para përgjegjësisë ligjore të gjitha atyre që shpërdorojnë besimin e dhënë. Demokracia si sistem vlerash sot mbështet punën institucionale të çdo hallke të sistemit duke i nxjerrë pothuaj jashtë kohe format arkaike të luftës qytetare për drejtësi dhe përparim.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje