Policia ka ndaluar dy persona në protestën e Rithemelimit që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës, pasi u janë gjendur lëndë piroteknike.
Ndonëse të dy ishin në kërkim për protestën e javës së kaluar, pasi hodhën molotov në drejtim të Bashkisë, ata morën pjesë sërish në protestën e sotme.
Rithemelimi dhe Partia e Lirisë nuk heqin dorë nga aktet e dhunës, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve.
Edhe gjatë protestës së sotme një grup militantësh u mblodhën para bashkisë dhe të nxitur nga diskursi i organizatorëve të prostestës hodhën shishe me molotov në drejtim të Bashkisë së Tiranës duke rrezikuar jetët e policëve dhe duke shkaktuar flakë para derës së bashkisë.
Lini një Përgjigje