“Vdes për p*** dhe lekë” - Avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

26 Prill 2024, 09:19Kronika TEMA
“Vdes për p*** dhe lekë” - Avokati i kërkon favore

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale klientes së tij.

Madje, ai bashkëpunon edhe me ish-burrin e saj, me qëllim që të fshehë pasuritë dhe llogaritë bankare nga përpjesëtimi i pasurisë dhe detyrimi ushqimor. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një 42 vjeçare, e cila është e divorcuar dhe prej disa vitesh jeton në Londër, Angli. “Unë dyshoj që avokati që më përfaqëson mua, Pëllumb Isufaj, bashkëpunon me ish burrin. Unë kam bërë gjyq divorci dhe ish bashkëshorti s’ka dhënë detyrimin ushqimor për fëmijët, s’kemi ndarë pasurinë. Për të gjitha këto çështjet mora avokat”, thotë denoncuesja.

Sipas saj, avokati Isufaj është nga Fieri dhe ia kanë rekomanduar për shkak se ky person ka punuar edhe në Zyrën e Përmbarimit. “Fillova të dyshoj për të kur ishte kapur një shumë në bankë dhe më kanë sorollatur që nga muaji tetor deri në dhjetor 2023 me mendimin që mua t’më mbaronte afati. E kam telefonuar shumë herë, më thoshte e ke 0 lekë. Unë e kisha pagur, 500 mijë lekë plus 200 paund. Madje donte lekët e drekave dhe darkave. Dhe përveç këtyre, donte edhe favore seksuale. Që t’më mbronte në gjykatë. Kështu mendova dhe kështu doli”, pohon denoncuesja.

Sipas saj, ngacmimet seksuale kanë filluar kur ajo ka qenë në Shqipëri në muajin tetor 2023. “Mesazhi i parë ka qenë në tetor 2023 mesa mbaj mend. Ai iku me shpejtësi dhe më thotë unë do të vij në Vlorë, po ti ça do të më bësh mua. U shtanga. Dhe s’e mendova shumë për momentin. I thashë do hamë drekë, ka ardhur i acaruar. S’e kuptova ku donte të dilte dhe më tha më jep lekët e drekës se s’kam kohë. Më ka kërkuar dhurata dhe ia kam dhënë. Të gjitha këto që mendoj besoj se ai i ka bërë se kërkoi favore seksuale” vijon 42 vjeçarja. Më tej shton se avokati i premtoi se do të mbronte punë. “Unë çdo gjë e kam bërë vetë. Edhe tani, kur kemi gjyqin e përpjesëtimit të pasurisë. I thosha do kërkosh këtë dhe atë. Më përgjigjej se ‘ku e di ti, unë s’jam lodra jote’. ‘Unë s’dal kundra ligjit’”, tha ajo.

Ndërkohë, denoncuesja i vuri në dispozicion emisionit “Fiks Fare” edhe bisedat telefonike mes saj dhe avokatit Isufaj. Në këto biseda, avokati i thotë se ka folur me ekspertë dhe të mos e bënte kundërshtimin e pasurisë. Por, denoncuesja këmbëngul që ai të bëjë disa kërkesa në gjykatë. “Nuk dal kundra ligjit unë” i përgjigjet disa herë. Në vijim, denoncuesja i thotë se ka folur me noteren dhe duhet të bësh një kërkesë se ish burri ka një pasuri. “Kush është kjo noterë se mbase dashurohem me të” i përgjigjet ai. Më tej i kërkon denoncueses që noterja të përpilojë kërkesën, të shkruajë objektin dhe t’ia servirë avokatin. “Unë kam firmën dhe vulën. S’di ta bëj atë kërkesë” i përgjigjet ai.

Denoncuesja pohon se një avokat nuk flet kështu me klienten e vet. “Si përfundim as nuk erdhi në seancë. Madje, edhe te Përmbarimi ku këmbëngulte se ish bashkëshorti s’ka asnjë llogari bankare. Më thoshte vazhdimisht se i ka 0 dhe u detyrova dhe erdha vetë nga Anglia në Shqipëri. Shkoj në Përmbarim dhe aty ai i përmbarimit e nxori dosjen. Te dosja ishin 11 mijë euro”, pohon ajo. Ndërkohë, bisedat në Përmbarim i ka regjistruar, ku punonjësit e asaj zyre pranojnë se është bërë “lapsus”.

Pas ankesës, denoncuesja takon avokatin në Vlorë. “Mos u kruaj shumë me mua se e di ti edhe pse të dashuroj. Unë të acaroj më shumë, që ti pastaj bëhesh nevrike edhe më shkruan kërkesat mua se s’di të bëj unë kërkesat” i thotë ai. Më pas, tenton ta prekë. Denoncuesja i thotë mos ta preki se do t’i bëjë denoncim. “Dëgjomë pak e para e punës. Unë kam thirrur një shokun tim avokat, që do jetë ai se unë do iki në Lushnjë. Ju do vini aty dhe do thoni që e kundërshtoni aktin e ekspertimit” i thotë ai, teksa në bisedë pranon se ka marrë pagesë dhe shpërblime nga qytetarja. Megjithëse flasin për punë, avokati e ka mendjen gjetkë, teksa i kërkon që ”ta fus një çikë këmbën këtu”? Ai vijon me kërkesat, madje i kërkon edhe telefon. “Në shtëpi do q… ne? Do puthemi një çikë, do fërkohemi. Edhe po doli se nuk e kam ndonjë problem të madh unë. Gabova unë, m’u ngrit e gabova. Tani kur të zbres aty më është ngritur”, i thotë ai.

Qytetarja i thotë vazhdimisht se kërkon dosjen që ka ai, ndërkoha mendja e avokatit vijon të mos jetë te puna. “P… p…, do vishesh me të bukura kur të vij unë. Jo me brekë se dua t’i heq vetë brekët. Kush zhvishet sot, më i q … n…. Unë për p…  vdes. P… e lekë dua unë. Edhe me para unë nuk ngopem dot. Para dua shumë. Hajt të puç unë” përfundon ai.

Në intervistë, 42 vjeçarja thotë se avokati s’e ka mbrojtur te përpjestimi i pasurisë. “E bëri kërkesën pa mbledhur asnjë provë. Aty u binda që ai bashkëpunon me ish burrin. Është gjetur një shtëpi gjatë martesës që ish birri s’ma kishte treguar. Avokati s’e kishte futur fare të kërkesa. Më thoshte s’i merr dot, ato janë të atij. Dhe sot e kësaj dite s’ka bërë asnjë kërkesë. Unë lë fëmijët, punën dhe më thotë 5 minuta para që unë s’të përfaqësoj” thotë ajo. Më tej sqaron se në dosjen e Përmbarimit ishte edhe një shtëpi që ish burri i saj e kishte blerë gjatë martesë dhe avokati nuk ia kishte treguar. Ajo e takon avokatin në Fier. “E di që je mërzitur, se s’të jam përgjigjur korrekt” i thotë avokati. Ndërkohë, denoncuesja i thotë se në dosje ka gjetur gjurmë që ka bashkëpunim me ish burrin. “Ato janë në dosje” i përgjigjet ai, ndërsa denoncuesja i kërkon llogari se përse nuk e lajmëroi. “Ato ishin atje, ato letra s’i kam parë” i thotë avokati, teksa denoncuesja këmbëngul se ka bashkëpunim mes avokatit, drejtuesit të Përmbarimit në Vlorë dhe ish burrit.

Në këtë takim, avokati pranon se e ka ngacmuar seksualisht klienten. Ajo e pyet se e ka ngacmuar seksualisht, teksa ai i përgjigjet se “po”. Ajo vijon se ai donte të bënte seks me të. “Dakord, dakord është faji im. Është faji im” i thotë ai, ndërsa shton se “mendja mund të më shkojë në çdo gjë”. Denoncuesja e pyet disa herë se ai kishte shprehur dëshirë që të bënte seks me të, teksa ai i përgjigjet “ndoshta po”. Në fund, pasi denoncuesja i hoqi prokurën, avokati i thotë se ka 1 mijë euro në llogari, pasi ia ka hedhur ish burri si pension për fëmijët. “Të kërkoj falje që të kam shqetësuar” ishte fjalia e fundit e avokatit.

Takimi mes denoncueses dhe avokatit, ku i kërkon favore seksuale

Avokati – Aaaaa, të dua shumë po hajde.

Qytetarja – Ça ke bërë ndonjë gjë?

Avokati – Mos u kruaj shumë me mua se e di ti edhe pse të dashuroj …

Qytetarja – Më ke lodhur një çikë.

Avokati – Janë ca gjëra, që  …

Qytetarja – Ça gjërash përshëmbull?

Avokati – Flet budallallëqe në telefon. Unë të acaroj më shumë, që ti pastaj bëhesh nevrike edhe më shkruan kërkesat mua se s’di të bëj unë kërkesat. Ha, ha …

Qytetarja – Mos më prek!

Avokati –Hahaha.

Qytetarja – Se do të bëj denoncim!

Avokati – Dëgjomë pak e para e punës. Unë kam thirrur një shokun tim avokat, që do jetë ai se unë do iki në Lushnjë. Ju do vini aty dhe do thoni që e aktin e ekspertimit …

Qytetarja – Po sot do jesh ti?

Avokati – Po nuk do jem unë.

Qytetarja –Ti e di që dua të mbaroj puna.

Avokati – Do të mbaroj unë, por ça të të them.

Qytetarja – Të kam paguar me paund, të kam paguar me lekë …

Avokati – Po më dëgjo një çikë moj. Do pyes unë dhe do më japësh të gjitha shpenzimet, jo për gjyqin e ndarjes, për gjyqin e kësaj të përpjesëtimit të pasurisë.

Qytetarja – Po këto certifikatat nuk mi bën një çikë ti?

Avokati – Unë i kam dërguar ASHK-së.

Qytetarja –Nuk i ke dërguar. Tani ma thuaj ça ishte ai mesazhi që më shkrove?

Avokati – Ta fus një çikë këmbën këtu?

Qytetarja – Pse më provokon mua ti?

Avokati – Po të provokoj, kam rënë në dashuri.

Qytetarja – 200 paund t’i dhashë direkt.

Avokati –Mi dhe!

Qytetarja –500 me çupën.

Avokati – 100 m’i ke dhënë kur hëngrëm drekë, 50 m’i dhe edhe njëherë tjetër, që më dhe më the kështu. Tani unë këto lekë …

Qytetarja –Dhuratat? Po dhuratat?

Avokati – Mirë ato, që ke prurë se ato ikën, po ato që do sjellësh. Ku e ke telefonin?

Qytetarja – E kam lart në shtëpi.

Avokati – Hajde tani me vëllanë tënd, me zemrën tënde se të dashuroj.

Qytetarja – Më pëlqen që mi thua i kam marrë këto, i kam marrë ato.

Avokati – Do të them edhe më? Më nuk të them dot se kaq më ke dhënë.

Qytetarja – Më the atlete, kostum, të prura edhe atlete.

Avokati – Moj do biesh më ti moj. Do ikim bashkë tani. Moj do të t’i bëj unë të gjitha vetëm më lër se do iki në Lushnje.

Qytetarja – Tani a ke mundësi t’i japim lekë ndonjë gjyqtari, ndonjë gjë, që unë mos të vij fare. Sa të bën ty?

Avokati – Për çfarë do t’i japësh?

Qytetarja – Ti mbaroj të gjitha se më ngelin merak. I njeh gjyqtarët, marrin lekë?

Avokati – Hajde, hajde ikim. Hajde, ja makina. Do vemi, do vemi të q… tani?

Qytetarja – Ule, ule zërin.

Avokati – Pu pu pu. Në shtëpi do q… ne? Do puthemi një çikë, do fërkohemi. Edhe po doli se nuk e kam ndonjë problem të madh unë. Gabova unë, m’u ngrit e gabova. Tani kur të zbres aty më është ngritur.

Qytetarja – Tani dosjen do t’a kem unë?

Avokati – Do t’a kesh ti.

Qytetarja – Po

Avokati – P… p…, do vishesh me të bukura kur të vij unë. Jo me brekë se dua t’i heq vetë brekët.

Qytetarja – Hë?

Avokati – Po, po kush zhvishet sot, më i q … n…. Unë për p…  vdes. P… e lekë dua unë. Edhe me para unë nuk ngopem dot. Para dua shumë. Hajt të puç unë.

28 Komente

  1. A
    Altin Pellumbi

    Turp! Te vjen peshtire me harxhu kohen per te bere koment! Do veri dore drejtesia??? Po shoqata e avokatevedo ta mbaje ne gjirin e saj?? Te shohim.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Titi

      Punë lalcësh, Turq, sekser jo avukatë

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        Kto jane pasojat e kucedres vicidolit me kursin e plepave

        Përgjigjjuni
    2. K
      Karaxhiç shkerdheu Sheqeren dhe doli maloku Viçido

      Hajde Pellumbo se u liruan shume krevate neper burgje...atje do vdesesh per nje cik piçk

      Përgjigjjuni
      1. s
        saliu duhet te shpallet terrorist

        ne kete vend jane leshuar si qente,politikane,gjyqtare,prokuror,punonjes te adm kush mund te vjedh e te xhvate e kush mund te q... sa me shume,e nuk e rrune asnje qe nga monika e co

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

          Nje turk i piset "avokat"...!!?? Qe te te "mbroi" a te te "perballoi"perpara gjyqsorit!? O Zot, cfare tjeter do te na shohen site.....!? Vetem nje i cmendur mund te besoi nje gje te tille.....

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qafa e Llogarase

            O fshatar m.... na e shpifet fare,dhe po na vajti mendja per cik romanticitet, ju ta shpifniiiiii ... aaahhh o Sali te rente ballkoni ku del,qe e bere kete Shqiperi lesh dhieee

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pinxho Kapellja

              Ju te qafes se llogorase nuk jeni çliruar akoma, flini maje bredhave ????????????????

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qafa e Llogarase

                Pinxho cfare te zuri vlla,jam dhe ne mal dhe ne det.. ku ta dua e si ta dua, qytetin do ua le fshatareve qe zgjidhi Saliu nga litari.. po ti pse me emer ballisti ..apo ?

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pinxho Kapellja

                  Ore pa me mollois! Vertet fliri maje bredhave? Se keshtu kam degjuar, sidomos ju te shatait! Une jam Kamunist jo ballist!

                  Përgjigjjuni
            2. E
              Enea

              Ky vend paska krijuar vetem monstra

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tirana

                Pelllhumb Kerrcikuqi i Drenoves????? Rracen e krejt faren e avokateve si puna j'ôte Kerrcikuq. Mbase ka vellezer ajo grua.Shkopin mbrapaaaaa méritons Krrcooo.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Korabi

                  Avukaket e Plepave te PeDese te Sal Hale Vicidolit.

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qeveri leshi

                    Gjithmone e me teper i jap te drejte atij burri qe e quanin ENVER HOXHA, nje popull kaq I vogel,mbushur me tradhtare,hajduter,kriminele,imorale.. paska qene I jashtezakonshem qe I tridhte te tere e u vinte kufirin fshatareve te thana,shikojeni kete plehre tipik çoban...dhish....,nuk ka mè elite intelektuale...

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tropoja

                      Eh edo rama drejtesia jote...flm rai qe na mbron.Korrupsion,krim,kurveri nga do.Qeverisja edushkes

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mondi

                        Shpellari lind dhe vdes shpellar.Hallall Rame legjendes qe ju po ju fundos nji nga nji.Ne fillim ju shkelmoi nga karrigia e pushtetit si funderrina qe jeni dhe tani ju ka lene ne dore te SPAKUT .Çiçin ne maje te ballkonit po e beni legena.

                        Përgjigjjuni
                      2. s
                        sapa

                        Shqiperia eshte degraduar komplet.Cdo person qe ka cfaredo lloj posti e shfrytezon per qellimet e tij!

                        Përgjigjjuni
                        1. Era

                          Tropoja, po çfarë lidhje ka politika me këtë palo gazetar??? Apo bjer ti biem Edi Ramës se nuk e dua? Po qe po të kthehem unë që jam demokrat i orëve të para kur ti nuk kishe lindur rrezik. Sali Berisha na i bëri pjesë të sistemit këta rrugecër me 6 mujorshin e Plepave. Por nuk gjykohet kështu. Ne jemi njerëz me dinjitet përderisa nuk na pëlqejnë këto imoralitete dhe këto janë njerzit nuk ka faj politika.

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Juavuri

                            Pckidol Karaduci mos do prap Sal Hale Vicidolin???

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Edlira

                              Bageti dhe bujqesi... Bagetia bageti mbetet.

                              Përgjigjjuni
                              1. f
                                familja e pellumb isufit familje baxhellash e degj

                                Ketij pellumbit ia kane qire motrat dhe gruan i gjithe fieri,i njef i gjithe fieri per superkurva

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sharra tv.al

                                  Ore ,përderisa të gjithë hajdutēt,xhambazët,sekserët e matrapazët,u bënë njerzit më të suksesshëm në këtë vend,çfar pret tjetër ti..!? Këta e kanë kapur shtetin me kohë dhe i kanē imponuar kësaj shoqërie dele të mbetur në Shqipëri modelin tallava në kuptimin e plotë të fjalēs.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Fatimja

                                    Pëllumb Isufaj nuk eshte vetem, pas tij qendrojne qindra avokate qylaxhinj, degjen dhe nje sistem i korruptuar gjyqesor. Ku je o Enver!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Erdogan

                                      Imagjinoni se cfare you kane bere Osmanllinjte femrave ish Epirote. Epshet e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj nuk kane te krahasuar me keta Ignorante dhe te Degeneruar. Pasurite ua moren atyre qe nuk u turqizuan,Nderin po ashtu,Dignitetin (dinjitet "shqip"),Kombesine etj. E moret vesh you Orthodhokset dhe Kauret e Derrit e Vorio Epirit te Kastriotit dhe Pirros me ke kini te beni? Popullsia me Ngjyre ne Sh.B.A po kerkon demshperblim (damage angl) per periudhen e Sklleverve (sciavo ital). Po you kur do ti kerkoni Nderin dhe Pasurite tuaja te vjedhura nga Genitcarot e turqizuar te quajture "Skiptare"?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. X
                                        XHH

                                        Qenka menderosur fare jeta ne Shqiperi. Mjere ajo qe ka halle dhe ku do i zgjidhe Shtet possaqi dhe popull qe ha bar dhe pranon cdo gje

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Ika

                                          Jemi keq per zotin. 80% e popullates me pikesynime afganesh. Ca na beri turku!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Madrit

                                            Po ne Elbasan Demir Çiftja qafderr qe kerkon pilaf..Te gjithe nji mut jane keto.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. Q
                                              Qytetari

                                              Avukatet e Edi Rames dhe e te gjithe haremit te tije. Qe abuzojme me hallet e shqiptareve. Te cilet jo pa shkak braktisin vendin e tyre.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje