Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës

26 Prill 2024, 16:50Kronika TEMA
Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur për protestën e Rithemelimit pranë bashkisë së Tiranës.

Nga Korça, ai u shpreh se arsyen e protestës e dhanë vetë protestuesit të cilët bënë thirrje që të lirohej Sali Berisha i cili prej dhjetorit të 2023 ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani.

“Besoj që protestuesit sot e dhanë vetë përgjigjen e arsyes së protestës kur gjatë protestës thirrjet ishin "Lironi liderin e opozitës", kështu që në këtë aspekt besoj e kuptoni që këta nuk kanë hallin që i referoheni ju, por kanë hallin e vet”, tha Balla.


Një prej organizatoreve të protestës, Adriana Kalaja u shpreh më parë se qëllimi kryesor i kësaj proteste është heqja e arrestit shtëpiak për Sali Berishën.

"E kam deklaruar dhe e deklaroj ne kushtin kryesor kemi lirimin e zotit Berisha nga arresti politik. Asnjë aksion i joni nuk ka vlerë pa këtë hap”, tha Kalaja.

2 Komente

  1. C
    Cekici

    Foto sa 1 mije fjale, katundar-fshatari Balla kla gjetur me rrota kari shefa policie qe e rrethojne.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mateo

      Pse nuk shkon ti, o cekic, te behesh shef, meqe qenke qytetar denbabaden?

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje