Lëvizte me makinë i armatosur, arrestohet 43-vjeçari në Vorë

28 Prill 2024, 10:38Kronika TEMA
Lëvizte me makinë i armatosur, arrestohet 43-vjeçari në

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Vorë pasi qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri.

Gjatë operacionit të koduar ‘Van’ u vu në pranga shtetasi Blerim Gjeta, 43-vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit, që qarkullonte me automjet i armatosur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me krëhër e municion luftarak, që 43-vjeçari posedonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lini një Përgjigje