Goditi me kmesë në kokë vëllain, arrestohet 73-vjeçari në Malësinë e Madhe

5 Maj 2025, 14:42Kronika TEMA
Goditi me kmesë në kokë vëllain, arrestohet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malësi të Madhe, ku një 73-vjeçar goditi me mjet prerës (kmesë) vëllain e tij, 62 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Shtetasi H. K. u dërgua në spitalin e Shkodrës për të marrë mjekim, ku u konstatua se kishte pësuar dëmtime në kokë.

Pas njoftimit për rastin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe nisën menjëherë hetimet dhe arritën të identifikonin dhe kapnin autorin, shtetasin C. K., i cili u arrestua për veprën penale. Mjeti prerës u sekuestrua si provë materiale.

Aktualisht, shtetasi H. K. ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

4 Komente

  1. A
    Aspirantja

    ME KASEM ORE CA ESHTE KJO "KMESE"

    Përgjigjjuni
    1. J
      Ja kaq

      "KMESË" është ajo që i futet në bythë këtij që ka shkruar lajmin, që e quan veten gazetar

      Përgjigjjuni
      1. e
        edmond( koder rreshen)

        Hahahahah .... eh ky brezi i sotem !!! K´mes e ka shkruar gazetari ... Kazem e "korigjon njeri" , kurse tjetri reagon i revoltuar, se nuk e din Qe esht fjal Shqipe .... hahahah brezi i hashashit dhe i tallavas .....pasardhesit (e Dum Babes) Teheronsit Haxhi Qamili ! Kmesa mor Djelmosha, esht fjal Shqipe ( mjet preres pak a shum si Sepata) e cila perdoret per te prer deget e holla te Pemeve .

        Përgjigjjuni
        1. K
          Ks

          Sakte Edmond. Kmesë=sepatë e vogel. Me ka habitur fakti se sa analfabet ishte shumica ne shqiperi, packa se me fakultete‘‘. Ne kosovaret me 8 vite shkolle shprehemi me shqip dhe njohim me mire gjuhen.P.sh. Jeshile, esmere, nuk i njohim ne nga ana jone, por e gjelbert, zeshkane. Sultjash, ashure-, qumesht me oriz, grure i zier. Shume e orientalizuar shqiperia.

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje