Historia e ‘Akilit’ që vrau shokun se i prostituoi të dashurën, dëshmitari u zhduk pa lënë gjurmë!

22 Dhjetor 2023, 19:26Kronika TEMA
Historia e ‘Akilit’ që vrau shokun se i prostituoi të

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i SPAK ku është zbardhur tentativa e vrasjes së, Xhevdet Plakut, i njohur edhe si ‘Akili’ që drejton një grup kriminal në fushën e trafikut të drogës.

‘I forti i Durrësit’, Kep Rapi dhe ish-shefi i komisariatit nr.6 në Tiranë dyshohet se kanë bashkëpunuar për tentativën e vrasjes ndaj Xhevdet Plakut si një hakmarrje pasi ky i fundit ishte një prej të akuzuarve për vrasjen e Sali Rapit të ndodhur në 2014-ën në Itali.

Gjykata e Savonës asokohe shpalli të pafajshëm Besnik Plakun dhe Xhevdet Plakun të cilët akuzoheshin për vrasjen.

Sali Rapi u vra me dy plumba pistolete kalibër 7,65 mm. Arma nuk u gjet kurrë.

Dëshmitari Alfred Hasa, pasi doli nga spitali, u zhduk pa lënë gjurmë, kështu që dëshmia e tij nuk mund të konfirmohej në sallën e gjyqit.

Por kush është Xhevdet Plaku, ‘Akili’?

Xhevdet Plaku është dënuar me 21 vjet e 6 muaj burg, me një vendim të Gjykatës së Durrësit, të shpallur më 31 maj të vitit 2004.

Sipas vendimit të Gjykatës së Durrësit, më 24 qershor të vitit 2003, në Lagjen Nr.15, në zonën e Spitallës, Xhevdet Plaku ka vrarë me armë zjarri shtetasin Saimir Sina. Autori dhe viktima kanë qenë banorë të së njëjtës lagje dhe kanë pasur shoqëri me njëri-tjetrin.

Duke qenë se Xhevdet Plaku ka qenë emigrant në Itali, Saimir Sina ishte në dijeni të faktit se ai kishte të dashur shtetasen Nertila K. Duke përfituar dhe nga njohja personale me këtë vajzë, i ka propozuar për ta çuar në mënyrë ilegale në Itali, me qëllim për t’u bashkuar me të dashurin e saj.

Vajza e ka pranuar këtë propozim dhe, në muajin korrik të vitit 2001, Sina, së bashku me një person tjetër, e kanë çuar Nertilën në Itali, duke ndryshuar destinacionin për të cilin ranë dakord.

E dëmtuara është dërguar në Romë, ku dhe e kanë detyruar forcërisht që të ushtronte prostitucion për llogari të tyre.

Shtetasja Nertila K. është kthyer në Shqipëri në dhjetor të vitit 2001 dhe ka paraqitur kallëzim penal për ngjarjen e mësipërme. Gjykata e Durrësit e ka deklaruar fajtor shtetasin Saimir Sina dhe e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg.

Në këtë kohë Xhevdet Plaku, pasi është vënë në dijeni të veprimeve të Saimir Sinës ndaj të dashurës së tij, ka vendosur të hakmerret, plan të cilin e ka konkretizuar disa ditë pas daljes së Saimirit nga burgu.

Mbrëmjen e 24 qershorit të vitit 2003, pasi e kishte vëzhguar dhe ruajtur për disa ditë me radhë, Plaku ka shkuar me makinën e tij afër banesës së Sinës, i cili në atë moment ishte i shoqëruar nga i vëllai dhe disa shokë të tjerë.

I dënuari e ka thirrur viktimën dhe pas një debati të shkurtër me fjalë, në momentin kur ai ka marrë rrugën për t’u larguar, e ka qëlluar tri herë me pistoletën që e mbante pa leje, duke i shkaktuar vdekjen.

5 Komente

  1. S
    Sara

    epo shume mire ia paska bere

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      te lumte Dora!!!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mandi

        Ja ka luajtur zotin, i pa besë, tregtar i mishit njomë. Mir thonë, hak pa marë e borxh pa larë, në kët dynja, nuk ka. Ai ka dashur marë motra, gruaja apo vajza tij të bënte prosritucionin, por çfaj kanë dhe ato nga një plerë. I mer jetën një femre dhe dënohet me një vit burg. Prandaj dhe njerzit bëjnë vetgjyqësi. Di qirë dhe marë ato vajzat e gjyqetareve që e dënuan sikur të dënoje një hajdut xhepash. Plerat gjyqëtare, kush ja paguan nderin apo traumën asaj vajze, ajo lshtë njësoj sikur e ke vrare. Ky djal do dënohet, por më pak se sa ai që i shkatërroi jetën një krijese femrore.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Yp xhixhi yp xhixhi

          Qefi paguhet cmimi varion sipas demit . Ka paguar fiks sic e ka merituar .

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cun i lagjes ne Durres

            Deri tashi histori persmari, Sajmiri hongri plumin se e kerkoj vet. Akili qeka bos, mir ja boni kti hales ca ju deshte kti me qit ate gocen ne semafor

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje