Historiku - Radaçit ia hoqën vetëm 1 muaj patentën, Policia shkeli ligjin për rastin përsëritës

4 Maj 2026, 16:30Kronika TEMA
Historiku - Radaçit ia hoqën vetëm 1 muaj patentën,

Policia e Durrësit rezulton se ka falur në një rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor Nikoll Radaçin, shoferin 57-vjeçar i cili dje përplasi me makinë 3 fëmijë, duke i marrë jetën në vend 2 prej tyre, e duke plagosur rëndë të tretin.

Në komunikatën zyrtare të publikuar sot nga blutë e Durrësit, historiku si shofer i Nikoll Radaçit është i njollosur me shkelje të shumta të Kodit Rrugor, sidomos me parakalim të gabuar dhe tejkalim të shpejtësisë. Për këtë të fundit, vetëm në vitin 2022, 57-vjeçarit i është pezulluar 2 herë leja e drejtimit të automjetit, me nga 1 muaj.

Dhe këtu del në pah shkelja e ligjit nga Policia e Durrësit.

Sipas Nenit 140 të Kodit Rrugor, pezullimi 1-3 mujor i patentës caktohet vetëm kur shoferi është kapur për herë të parë në këtë shkelje, por nëse ajo përsëritet sërish brenda 2 viteve, atëherë periudha e pezullimit zgjatet nga minimalisht 8 muaj, në 18 muaj.

Pas aksidentit të rëndë, kryepolici Skënder Hita ka pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve drejtorin e Policisë së Qarkut Durrës, Afrim Tafa, duke e zëvendësuar përkohësisht në detyrë me Ervin Hodajn.

Gjithashtu për performancë të dobët, Hita ka pezulluar nga detyra edhe Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj dhe Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 14:20 në lagjen numër 15 të qytetit bregdetar, e njohur edhe si ish-Këneta, ku tre fëmijë po luanin në trotuar, kur automjeti “Mercedes-Benz ML” me shpejtësi të lartë i mori përpara. Si pasojë e përplasjes, humbën jetën në vend Eneo Muca, 12 vjeç, dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç. Klersi Nikolli i kishte prindërit në Itali, sepse babai i tij, Petriti, po kurohej nga një sëmundje e rëndë.

Ndërsa, 8-vjeçari i cili mbeti i plagosur pritet të transferohet në pavion. Burime nga Spitali i Traumës thonë se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por do të vijojë të mbahet nën kujdesin e mjekëve, për trajtimin e plagëve të marra si pasojë e aksidentit.

Shoferi Nikoll Radaçi akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e dy personave, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” (në gjendje të dehur) dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./ Shqiptarja.com

6 Komente

  1. H
    Holy justice

    Keta jane halabaket e politikes qe merren me vjedhje, dhunim vote, ndaj politika i mbron keta plehra!!! Vrases jane politikanet!!!!

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ????????????????????????

      Popull legen islamik pa kulture pa ndergjegje thjeshte kafshet e liga qe po qelbin kete Gadishull.....nuk e kishte keq Europa qe i coptoje...duheshin coptuar komplet te binte nr qetesi Ballkani....qe nga ardhja e tyre ketyre aneve vetem ...luftra..droge...komunizem...islamizem...terrorr.....pic derrat e Muhamedit...nga shpellat e Kaukazit....

      Përgjigjjuni
      1. D
        D

        Jane Nikoll dhe Nikolli, vrasesi dhe viktimat...

        Përgjigjjuni
        1. t
          tironsi

          ik or delirant pi ilacet.

          Përgjigjjuni
        2. D
          Dumba

          O re une nuk e di si funksionon ne Shqiperi por nuk eshte detyra e policit te pezulloje patentat 1?6?18 muaj !!!!!!! Polici e kap ne shkelje dhe eshte gjykata qe e denon sipas ligjeve . Pra pezullimi i policerve nuk besoj se rregullon ndonje gje kur gjykatesit mafioze e te korruptuar marin leke dhe japin denime te lehta ne kundershtim me ligjet . Duhen denuar disa gjykates te behen shembull qe te filloj te zbatohet drejtesia e ligji ne ate katrahure shtet !!!

          Përgjigjjuni
          1. t
            tironsi

            po nuk u denuan personat qe e lane kete kafshe te kryej keto vrasje kot eshte, do vashdoj ky muhabet.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje