Humbën jetën në shpërthimin në Lushnje, babë e bir sot kishin nisur punë: Djali sapo ishte kthyer nga Italia

1 Mars 2024, 19:37Kronika TEMA
Humbën jetën në shpërthimin në Lushnje, babë e bir

I afërmi i viktimave të ngjarjes së rëndë në Lushnje, babë e bir, ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku u shpreh se Roland Verçani dhe i biri sot kishin filluar punë në kapanonin që shpërtheu.

Ai theksoi se i riu sapo ishte kthyer nga Italia, pasi ishte në emigrim.

Mes tjerash ai shtoi se Roland ishte baba i tre fëmijëve, ndërkohë që dhe më parë  bënte të njëjtën punë, pra me vinç.

“Janë kushërinjt tonë, Landin e kemi fis. Ishte dita e parë e punës bashkë më djalin. 

Punonte me kamion, me vinç. Landi ka dy çuna dhe një gocë. Landi ishte 55 vjeç. 

Çuni ka qenë në Itali, djali kishte rreth një muaj që kishte ardhur nga emigrimi. Punonin, mirë e kishin gjendjen ekonomike”-tha ai.

1 Komente

  1. T
    Trapajane hesapi

    Shkelja kryesore eshte lejimi i ndertimin Pra e dhe nen linjat e tensionit te l'arte.Kudo ne shqiperi anarkia "demokratike" Ka bere qe ky fenomeno te jete i shtrire kudo.Pra rreziku eshte ne te gjitha zonat ku Jane shtrire linjat e tensionit te l'arte.

    Lini një Përgjigje