Zjarri i fuqishëm përfshin ish-depozitat e karburantit në Ballsh

1 Mars 2024, 17:56Kronika TEMA
Zjarri i fuqishëm përfshin ish-depozitat e karburantit në Ballsh

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në ish-depozitat e karburantit në Ballsh.

Mësohet se zjarri ka rënë në një ish-depozitë të naftës bruto e kapacitetit 10 mije metër kub, por me mbetje të naftës.

Burimet bëjnë me dije se një grup pune që po kryejnë shkatërrimin e depozitave për skrap, duke prerë me troko dhe oksigjen, ka rënë në kontakt me mbetje të gazrave e naftë bruto dhe ka shpërthyer në flakë.

Fatmirësisht nuk ka pasur as viktima, as të lënduar.

Shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve

Lini një Përgjigje