Shpërthimi në Lushnjë, Balla: I biri i viktimës është plagosur rëndë

1 Mars 2024, 18:13Kronika TEMA
Shpërthimi në Lushnjë, Balla: I biri i viktimës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në Lushnje, ku mbetën të plagosur 8 persona dhe ndërroi jetë një tjetër.

Balla u shpreh se manovratori i vinçit ka mbetur viktimë pas shpërthimit të mjetit që ai drejtonte, i cili ra në kontakt me rrymën e tensionit të lartë.

Ai zbuloi se i plagosur rëndë ka mbetur edhe i biri i tij, i cili ndodhej aty pranë gjatë shpërthimit.

Sa i përket gjendjes së deputetit Bujar Çela, Balla tha se ai ka marrë një plagë si pasojë e shpërthimit, por ajo është izoluar pas trajtimit në spital.

Sipas të dhënave paraprake vinçi që po kryente punimet ka bërë kontakt me tensionin e lartë 20 mijë volt dhe për këtë shkak ka ndodhur edhe shpërthimi i fuqishëm.

“Në zonën industriale të Lushnjes pranë një kompleksi magazinash dyshohet se ndodhi një shpërthim i shkaktuar ndoshta nga kontakti me linjën e tensionit të lartë që më pas ka shkarkuar rrymën dhe ka sjellë shpërthimin e një ekskavatori, drejtuesi i të cilit ka humbur menjëherë jetën. Është plagosur rëndë një tjetër person që gjendej aty pranë i cili dyshohet se është i biri i viktimës.

Bujar Çela ka marrë një plagë për shkak të shpërthimit, dhe mund të them se plaga është arritur të izolohet dhe deputeti është nisur për një trajtim më të specializuar pranë spitalit të Traumës. Në total janë tre të palgosur që janë pranë Traumës”, tha Balla.

3 Komente

  1. S
    Siguria ne pune

    Tipike histori shqiptare! Nje makineri (eskavator) punon edhe 20 veta i rrine mbi koke dhe bejne sehir. Me siguri ka prekur ndonje linje te nendheshme te tensionit te lart. Shkelje totale e normave te sigurise ne pune. Ne shume projekte makinerit presin kabujt e nendheshen edhe lene zona te tera pa drita. Kuptohet qe kur filluan punen nuk kerkuan hartat e linjave tek OST. Me siguri ndonje biznes privat i deputit. Ngushellime familjes

    Përgjigjjuni
    1. t
      troc

      Derguat njeri te shohe per masat e sigurise qe kishte marre deputeti ? u shtrua ne spital nderkohe qd duhet te ishte ne burg.

      Përgjigjjuni
      1. g
        gjynah dy viktimat e pafajshme

        U mblodhen ujqerit se u shqetesuan per ujkun qe duke ngrene nje dele dhe nje qengj ,iu thye dhembi.keta pusht-tetaret tane po marrin ne qafe popullin fukara me babezine tyre.shko dhe investigo o Balla , qe pergjegjesi te marre ndeshkimin qe meriton.Se mos do ta beje ne te vertete,jane te paprekshem dhe te pandjeshem.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje