Policia greke ka arrestuar një 44-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në ekzekutimin e katër anëtarëve të një klani mafioz malazez në periferi të Athinës.
Abas Rabi, sipas Balkan Insight, kreu vrasjet në kryeqytetin grek dhe në ishullin e Korfuzit në vitin 2020.
Policia thotë se Rabi ka ndihmuar në ruajtjen dhe transportin e armëve të përdorura gjatë vrasjeve në periferi të Athinës, si dhe në arratisjen e anëtarëve të bandës pas vrasjes në Korfuz, nga Sivota në Halkidiki dhe më pas jashtë vendit.
Shqiptari u arrestua më 27 shkurt dhe në shtëpinë e tij u gjetën një armë, karikatorë dhe 40 fishekë.
Dosja i është dorëzuar prokurorisë, ndërsa shqiptari është dërguar për t’u marrë në pyetje. Viktimat e ekzekutuara në Greqi janë anëtarë të klanit mafioz malazez Sljara. Igod Dedovic dhe Stefan Stamatovic u vranë në një restorant në janar të vitit 2020, teksa po drekonin me familjet e tyre.
Në korrik të atij viti, dy anëtarë të klanit tjetër mafioz Skaljar, Alan Kozar dhe Damir Hadzic u vranë gjithashtu në një vilë në plazhin Halikouna të Korfuzit.
Balkan Insight shkruan se pas vrasjeve fshihet një porosi me vlerë 1.5 milion euro, pjesë e një lufte mes dy klaneve famëkeqe, Kavaçi dhe Skaljarski.
Ka Abaz Raby shqiptar!? Eshte te cqiesh bithen me thonje me keto qe shkruani!!! Abas dhe "autochthonous"!!?? Abaaaaaaaasssss dhe "autochonuuuuussss"!!!!! Do te propozoja padi penale per cilin do qe citon si "shqiptar" apo me keq akoma si "autochthonous" cilin do Abas, Abdullah,Hason apo Hisen shqipfoles per ofendim te identitetit nacional shqiptar dhe se dyti per tjetersim te identitetit arab ne shqiptar,te dy keto perbejne veper penale......Abaaaaaassss dhe "shqiptar"!!!??? Hahahaha!!! Jo per gje,por i bie qe edhe Mohamad Abas a Tayip Erdogan te jene "shqiptare" madje "autochonuuuuussss"!!!!