Një 33-vjeçar, Andrea Bregasi i arrestuar vetëm 9 ditë më parë, ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës. Burimet f3bëjnë me dije se i riu dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Bregasi ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës dhe është dërguar në spital pa shenja jete.
Ai është autori i dyshuar i atentatit të ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, dhjetorin e vitit 2023, kur u qëllua ndaj një automjeti në lëvizje ku brenda ishin 3 persona. Fatmirësisht asnjë prej personave të ndodhur në mjet nuk mori lëndime serioze.
Burime bëjnë me dije se i riu ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me metadon.
Bregasi është një person me precedentë të mëparshëm penal për grabitje me armë ku ka vuajtur edhe dënimin.
Gjatë momentit të ndalimit nga blutë e Durrësit, më 11 korrik, atij iu gjet dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje.
Nje hale me pak, keshtu shkofshin te gjithe, nje nga nje.
NE TE SEMES I QOFT PLSRES????????
E kan mbytyr ato që ju interesonte i vdekur. Ai ka vdekur në qeli, dhe jo në malin e jezercës. Drejtori atij burgu duhet tredhur, dhe dslin sponsorët e djalit të vdekur.
Ares kardiak - 33 vjec.... pfff
Nga droga mund te ndodhi. Do ket gabuar sasine
dhe ku e gjeti gjithe ate droge ne burg?!
Andrea ,,,djali i Hyseinit ,,,pffff