I dënuar me burg për ‘mashtrim’, arrestohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim

27 Dhjetor 2025, 13:22Kronika TEMA
I dënuar me burg për ‘mashtrim’, arrestohet

Një 34 vjeçar, i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të shtunë.

Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale A.A., banues në Tiranë, ishte dënuar me 3 vite burg për veprën penale ‘Mashtrimi’.

"Specialistët e Policisë Kufitare ndaluan shtetasin A. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale “Mashtrim”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Kukës."

Lini një Përgjigje