I dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës, Laert Haxhiu ekstradohet sot nga Greqia

3 Korrik 2024, 13:30Kronika TEMA
I dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës, Laert

Laert Haxhiu ekstradohet ditën e sotme në Shqipëri. Me forca të shumta policore, Haxhiu pritet te transportohet përmes pikës së kalimit kufitar Kakavijë drejt vendit tonë.

Laert Haxhiu u arrestua në muajin maj të vitit 2023 në Greqi dhe mbahej në burgun e Koridhalos.


Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme në muajin prill të këtij viti, për atë që është cilësuar si “Masakra e Lushnjes”, ngjarje e shënuar në vitin 2017, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Konkretisht viktimë mbetën Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha dhe të plagosur Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.


Për të njëjtën ngjarje janë dënuar me burg përjetë Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

1 Komente

  1. D
    Dash Labi

    Ne 41 bis tani

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje