Një 35 vjeçar i akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë është ndaluar në dalje të aeroportit të Rinasit.
I riu është ndaluar me qëllim ekstradimin në Belgjikë.
“Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të RSH-së dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Gate”, gjatë të cilit shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas ndaluan në dalje, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: shtetasi 35 vjeç, banues në Kosovë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Belgjikë" , informoi policia.
Lini një Përgjigje