SPAK ka kërkuar dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i zbritet në 1 vit.
Më 14 tetor ish kryebashkiaku demokrat Eduart Kapri u mor si pandehur nga SPAK, nën akuzë se me ndihmën e dy zyrtarëve të tij lejoi përfundimin e punimeve të pezulluara të pallatit 12 katësh të shoqërisë Gedi sh.p.k, ku ai vetë ka qenë adminstrator. Pasi fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie firmën e kaloi në emër të të vëllait.
Jo vetëm kaq, por pallati që ishte 12 katësh në lagjen nr 3 të Pogradecit, u bë dhe me 2 kate shtesë, pra 14 kate.
Të pandehur për akuzën e 'shpërdorimit të detyrës' bashkë me ish kryetarin e bashkisë Kapri u morën edhe juristi i bashkisë, Besjan Meço dhe Besmira Niko në cilësinë e Specialistes pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Pogradec.
Kryebashkiaku demokrat Eduart Kapri është marr i pandehur nga SPAK edhe më herët. Së bashku me ish vartësit e bashkisë ish kryebashkiaku u akuzua për abuzim me një tender me vlerë 9.2 milion lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.
Por me vendimin e 9 qershorit 2024, Apeli i Posaçëm i shpalli të pafajshëm duke konfirmuar vendimin e GJKKO-së për ish-kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kaprin dhe 5 ish-vartësit e tij.
Sot eshte 21 Janari. Eshte turp te lexosh cfaredo lloj lajmi nga SPAK qe nuk ka lidhje me 21 Janarin. Reforma ne Drejtesi do jete nje deshtim pothuajse total po nuk u denua urdheruesi gjakftohte i vrasjeve te njerezve te pafajshem.