VIDEO/ I vendosën tritol biznesit në Kamëz pasi refuzoi t’i paguajë “gjobën” 500 mijë euro, arrestohen 3 prej autorëve, 1 tjetër në kërkim

16 Nëntor 2025, 11:02Kronika TEMA
VIDEO/ I vendosën tritol biznesit në Kamëz pasi refuzoi t’i

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e një dite më parë në Kamzë, ku iu vendos lëndë plasëse një biznesi.

Pas verifikimeve dhe zbardhjes së kamerave të sigurisë, grupi hetimor arriti të identifikojë dhe të arrestojë 3 nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, teksa është shpallur në kërkim një person i katërt.

Në kuadër të operacionit “Motivi” u vunë në pranga për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit J. L., 31 vjeç, F. D., 30 vjeç, F. M., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.

“Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”.

Zbardhet brenda 24 orëve dhe dokumentohet, si rezultat i aplikimit të metodave proaktive, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku një biznesi iu vendos lëndë plasëse.

Identifikohen 4 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 3 prej tyre, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Personit dhe Pronës të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i informacioneve të siguruara dhe aplikimit të metodave proaktive, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz.

Në kuadër të operacionit “Motivi” u vunë në pranga për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

-J. L., 31 vjeç, F. D., 30 vjeç, F. M., 34 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L., 31 vjeç, të katërt banues në Kamëz.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

22 Komente

  1. F
    Ftesë për Edi Ramën

    A keni mend, a keni tru? Sa më shpejt që është e mundur të bëhet ligji që dënon me burgosje të përjetshme kriminelët që përdorin eksploziv dhe vrasësit me pagesë! Përndryshe, përgjegjësia bie te Kryeministri Edi Rama.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kamboxhian

      Te eshte bere mendja Rama,or tyç. Akoma nuk e ke kuptuar qe drejtesia eshte e ndare nga politika? O popull idiot, kryeministri nuk eshte polic,as kryetar bashkie ,as gjykates. Kryeministri mund te nderrohet nepermjet votes, nje popull i trashe veshtire se ndryshon.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi ZZ, NYC

        Mendësia "E Xanun" ngjizur nga Fara e Viçidolsit është rrënjosur thellë, sidomos në Kamëz, Bathore... ... dhe me që zotëria ka biznesin aty, duhet t'iu paguajë ZDROMSAVE haraçin. E quajnë normale, si ai drejtori taleban që u ankua në mbledhje se nuk i kishin dhënë 10%shin e tenderit. Duhet rishikuar kodi penal për eksplozivët në veçanti. Mbajtës dhe përdorues. Me armën mund të justifikohen zhtazët se vetmbrohen, eksplozivi ç'a do bëjnë? Tortë, Hidroçentral? Rama duhet të kishte filluar me kohë kërkesën për ndryshimin e ligjit si maxhorancë prej kaq vitesh. Siguria e jetës e para, pastaj dekorimet ... e jetës.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Argita pr dr ne Lenden e drejtesise.

          Kamboxhion Pa DIN e iman! O zoteri atehere te behet vete drejtesi,sepse policia,M/drejtesise,M/brendshme jane strucktura Shteterore dhe jo te pavarura. Edi Rames me respek per shume gjera ,mirpo po i iken shteti nga dora.Ne gjithe boten shteti organizon strukturat dhe i shkrine nqs bashkpunojne me krimin dhe nuk e ndeahkojne.Pershendetje!

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lymi

          Eshte parlamenti ai qe ndryshon kodin penal e jo kryeministri (per te cilin nuk kam simpati), prandaj ti ke nevoje qe te kthehesh ne bankat e shkolles

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patronazhisteve cekic ballit.

            Kthehu ti njehere ne bankat e shkolles, te mesosh aritmetiken. Aritmetika te duhet per te gjetur se kush e ka shumicen ne parlamentin shqiptar. E para kjo dhe e dyta me e rendesishmja, eshte zbatimi i kodit penal. Nqs kryeministri per nje arsye apo nje tjeter nuk eshte i afte te ndertoje nje sistem drejtesie , atehere ai duhet te hape krahun.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Përfgjegjësi sa pushtet

              A nuk është Edi Rama kryetar i Partisë që ka shumicën absolute në Kuvend? Edi Rama ka përgjegjësi aq sa ka pushtet, çoftë ekzekutiv (si kryeministër), çoftë ligjvënës si kryetar partie me shumicë absolute (mazhorancë) në Kuvend!

              Përgjigjjuni
            2. Q
              Qytetari

              Ndaj te njejtin mendim. Ne kete rast z.Rama, ne cilesine e kryetarit te shumices ne Parlamet, te nxise futjen ne kodin penal "denimin me burg te perjetshem te ketyre barbareve, duke shtuar qe te mos i njihet asnje falje, siç ndodh me disa gjykates maskarej qe i nxjerrin nga burgu. Vetem keshtu kriminelet e vrasesit me pagese do i vene gjishtin kokes. Do sugjeroja qe per te tilla raste te futet denimi me vdekje.

              Përgjigjjuni
            3. S
              Sass

              Bythore, kamez jane 80% shoellar dhe vrases shteti duhet te bej nje burg te madhe te llagarisun te oakten qe bythore kamez ti marre te gjithe

              Përgjigjjuni
              1. M
                Me 25 vjet burg

                Duhen dënuar rëndë. Që të vejnë mend edhe të tjerët. ndryshe Shqipëria do bjerë në duart e krimit dhe kriminelëve.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sefer Daja

                  Mend duhet të vejm ne, që votojm, sillemi dhe reagojm si dele!!! Qeveria dhe Shqipria fatkeqsisht, kan koh që kan ra në dor të kriminelve!!!

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Përgjegjësia e pushtetit

                  Pse tritoli përdoret pothuajse rregullisht nga kriminelët në Shqipëri, jo vite me radhë, por dekada me rradhë? Pse dekada me radhë mungon ligji i cili dënon këta kriminelë me mbyllje përjetë prapa hekurave? Politika të veproj dhe mos të na shesin propagandë vetlavdëruese!

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Epiri

                    E paska kap kamera inteligjente e Palloshit. LOL

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sapa

                      Shqiperia turistike e Rames!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Treni

                        Kamez? Deshe me shkruar Geto?

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tirana e Re

                          Geto? Kta shurraqa po vdesin si qenj te vrar rrugash

                          Përgjigjjuni
                        2. K
                          Kuksjani Astir

                          Hahah cecenet e kamzes do ti shtypim brenda 2040 te gjith

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Maksi

                            Po cjane keto shifra me 500 mije euro qe asnje njeri nuk mund ti kurseje per gjithe jeten??? Ose thoni emrat e plote te krimineleve hajdute ose mos I tregoni me hieroglife se nuk ju beson njeri dhe keto banda nuk I njeh kurre asnjeri , perderi sa nuk I denon me burgim te perjetshem drejtesia jone( Europeane). Kur do behemi shtet ligjor , apo na mjafton vetem emri si i tille??. Kemi parlament hajdutesh dhe kriminelesh dhe presim ti beje te gjitha palloshi I gjate sic I thone rendom disa....... .

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Trapajani

                              Palloshi gjate tha koken hongshin,,,un po' them ne pith te semes te shkojne,, shqip fare

                              Përgjigjjuni
                            2. A
                              Aron

                              Cfare ndyresisrash. Qeveria duhet te vendos ligj te rrepte per keta gjobvenes, sepse kjo prish klimen e sipermarrjeve dhe ekonomise.

                              Përgjigjjuni
                              1. C
                                Ceceni maloqeri,,

                                Boll se na cat narin,,,eshte shtu shum kamza me alpine,,duhen rrallu icik,,,,e gjejn vet veten ata mes alpineve,,koken hongshin,,,500 mij euro nuk Jan ashtu kot lek pun ndertimi,,Jan lek droge,,,xha teme tha ci qi temen atyre,,,,

                                Përgjigjjuni
                                1. Z
                                  Z

                                  Kokat hengshin malokaet qe kane grabitur tokat e te tjereve, nuk do t'i gezojne, mes tyre per lesh kari do te ikin.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje