Jetonte si emigrant në Britaninë e Madhe, autori i dyshuar i vrasjes në Kavajë erdhi në Shqipëri për të marrë hakun e vëllait

22 Maj 2023, 17:30Kronika TEMA

Jetonte si emigrant në Britaninë e Madhe, autori i dyshuar i vrasjes

Zyrtarë të Komisariatit të Kavajës kanë zbarkuar në banesën e Habib Rexhes pasditen e sotme, autorit të dyshuar të vrasjes së Arjan Gosës një ditë më parë në një lokal në qendër të qytetit.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për Panorama TV se po negociohet me familjarët e tij me qëllim që ai të vetëdorëzohet.

Mësohet se Rexha ka hyrë në territorin shqiptar në datën 5 Maj përmes Aeroportit të Rinasit, nga shteti britanik ku ai jetonte si emigrant i rregullt.

Ai kishte ardhur në Shqipëri për të marrë hakun e vëllait të tij Altin Rexha, që mbeti viktimë e një përplasje me vëllain e Arjan Gosës në 29 Mars të këtij viti.

Pas një sherri banal rreth dy muaj më parë, Gosa dhe Rexha qëlluan njëri tjetrin me thikë dhe armë zjarri duke mbetur të dy të vdekur.

1 Komente

  1. Çfare kafsherie

    Babai i ketyre Rexhajve, Habibi, do jetë nje rrotë trapi qe nuk e ka shokun. I iku nje djalë per dhjamë qeni, por ky kungulli donte t'i humbte të dy. Vrasje me paramendim, me gjak të ftohte, e nje njeriu qe nuk të ka bere gje. Ky është kriminel i lindur. Person me rrezikshmeri të lartë, ky nuk duhet të dale kurre nga burgu.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje