
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në seancën e kësaj të hëne ka vendosur masën arrest me burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Gjithashtu në burg nën akuzën e shitblerjes së votave ka ngelur edhe bashkëpunëtori i Belerit, Pandeli Kokaveshi.
Kujtojmë se Beleri nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” është arrestuar pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e shitblerjes së votës në zonën e Himarës.
Në përfundim të seancës avokati i Belerit e cilësoi vendimin si të padrejtë, pasi sipas tij Beleri nuk ka pasur asnjë kontakt me të infiltruarin e policisë.
Eh, more avukat lugat, ti do doren e Enverit qe te kalbesh bashke me kryeagjentin grek ne burg!