
Policia e Durrësit vijon hetimin për zbardhjen e atentatit të së hënës ndaj Eraldo Mustafës.
Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje grupi hetimor ka shoqëruar 8 persona, por ende nuk ka ndonjë te ndaluar. Ata janë marrë ne pyetje për ngjarjen.
Ndërkohë vetë Mustafa në deklaratën e tij ka pohuar për hetuesit se nuk ka konflikte të hapura dhe nuk ka pasur asnjë kërcënim.
“Nuk kam konflikte me persona të tjerë. Nuk kam asnjë dijeni se kush ma ka vendosur lëndën plasëse.
Makinën e kam pasur të parkuar tek shtëpia ime, që ndodhet pak metra larg vendit të ngjarjes. Sapo dola nga shtëpia shpërtheu.
Nuk di çfarë të them më tepër, pasi s’kam asnjë ide se kush e ka vendosur lendën plasëse“, ka thënë 37 vjeçari në deklaratën e tij.
Kjo eshte pjesa me e bukur, kur dalin dhe thone , nuk kam konflikte me asnje. Vrane njerin se kishte bere perdhunime, kishte vrare, dhe kur pyeten gruan e tij mbas vrasjes, ajo u pergjigj: Une nuk di qe burri te kishte pasur konflikte me asnjeri, nje here e qelluan me autamatik, por nuk e vrane, kete here e realizuan. Ket eloje po ben edhe Mustafa, se ai ne fakt edhe mund te mos e dije kush e vuri tritolin, aq shume njerezve ju ka rene ne qafe.
Ju lutemi shume te gjithe ata qe gjuajne "peshk" ne Durres, tritolin hidheni ne det, jo poshte rrotave te makines, jo per gje, po ku ka mekanik ta rregulloj makinen ? Mos na hapni pune pa pune. Mekaniku tek kryqezimi shijakut.