Kanosi me thikë disa qytetarë dhe dëmtoi një makinë, arrestohet 43-vjeçari në Kurbin

10 Dhjetor 2024, 14:11Kronika TEMA
Kanosi me thikë disa qytetarë dhe dëmtoi një makinë,

Një 43 vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit pasi krijoi panik te qytetarët.

Sipas policisë, Gentian Diva ka kërcënuar disa qytetarë pa asnjë shkak, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka terrorizuar klientët në një lokal.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një mjet prerës(thikë), municion luftarak dhe një sasi kanabisi.

43-vjeçari rezulton i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe për tentativë për grabitje në bankë.

Lini një Përgjigje