Kërcënoi me armë gjatë fushatës familjarët e kandidates së PS në Lezhë, arrestohet 27-vjeçari

18 Maj 2025, 15:30Kronika TEMA
Kërcënoi me armë gjatë fushatës familjarët e

Policia e Lezhës ka njoftuar ditën e sotme se ka lokalizuar dhe ka ndaluar 27-vjeçarin Xhejson Seferaj, një nga autorët e dyshuar, i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në datën 5 maj në Lezhë, ku kanë kërcënuar babanë e kandidates për deputete Klotilda Ndreca dhe kreun e PS në Lezhë, Emirjan Lazri.

Sipas njoftimit të policisë, Seferaj, autor i kërcënimit me armë zjarri në Dajç të Lezhës, do të hetohet në gjendje të lirë pas konsultimit me prokurorin.

“Në vijim të komunikatës së datës 05.05.2025, ku është shpallur në kërkim shtetasi Xh. S., 27 vjeç, si një nga autorët e dyshuar për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ju informojmë se: Më datë 18.05.2025, nga Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP Lezhë, u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim policor, Xh. S., 27 vjeç, banues në Lezhë.

Në përfundim të veprimeve  dhe pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas do ndiqet në gjendje të lirë. Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë,  për hetime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Pak javë më parë automjeti i babait të kandidates së PS-së është ndjekur nga anëtarë të PD-së të cilët kanosën me armë pasi dyshonin se po bliheshin vota.

Ermal Pacaj, kreu i PS në Lezhë tha se Seferaj së bashku me një person tjetër, kërcënuan me urdhër të kandidatit të PD në Lezhë, Gjin Gjoni.

4 Komente

  1. Z
    Zhinzhoni

    Aaa hetim ne gjendje te lire, ti thuaj me pre kte se na ngrive gjakun, se desh menduam qe eshte burg, jo per gje po ca ka bere ai bredh me hekur me vete dhe rri e rri e kercnon naj kandidat mir, ka shpetuar mire pa u ferku naj psqyre se aty do ishte pak problem

    Përgjigjjuni
    1. I
      I lire - dmth te vrase denoncuesit

      Hetim ne gjendje te lire do te thote qe ky t'ua prese kokat atyre qe e kane denoncuar. Ky nxjerr koburen per te vrare, dhe hetohet i lire kurse Veliaj arrestohet pse gruaja e tij ka blere mbathje dhe sutjena.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Revole-cion

        Veliaj ne detyre i zgjedhur nga 200.000 njerez nTiran, dhe akoma sdihet pse ka hy nburg , po ska gje se ky thjesht me kobure ishte dhe thjesht kercenoi, nuk ja vlen te rrinte brenda, se e mbajm me lek kot, me mire jasht se ka mshum shance me ngec naj tjeter me kobure dhe kokat henkshin pstaj

        Përgjigjjuni
    2. Mero , më mirë mos shkruani nga këto !

      Kanë haruar të shkruajnë që , mbasi i kërkuan falje për shqetësimin , i këthyen pistoletën , krëhërat me fishekë si dhe e porositën që herën tjetër mos këthehet bosh nga gjahu.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje