“Kishte akses në dokumentat sekrete”- Artan Hoxha: Përgjegjësia e Bamir Topit për 21 Janarin. Të pyeten dhe Ina Rama e Bahri Shaqiri

26 Janar 2023, 22:00Kronika TEMA

“Kishte akses në dokumentat sekrete”- Artan Hoxha:

Gazetari Artan Hoxha thotë se dosja e 21 Janarit duhet patjetër ta marrë SPAK, pasi Prokuroria e Tiranës, nuk ka marrë në pyetje asnjë nga emrat që kanë pasur dijeni, informacione apo përgjegjësi për vrasjen e 4 qytetarëve në Bulevard. 

I ftuar në Shqip, Hoxha tha se duhet të merret në pyetje Berisha, Basha, por edhe ish-presidenti Bamir Topi.

“Pse kërkojmë që kjo çështje të shkojë në SPAK? Sepse deri më tani Prokuroria e Tiiranës, nuk ka marrë në pyetje Sali Berishën, kryeministër në detyrë të asaj kohe. Nuk ka marrë në pyetje as Lulzim Bashën, ministër në detyrë, nuk ka marrë në pyetje Bamir Topin, ish Presidentin e Republikës.

Bamir Topi duke qenë president ka pasur akses mbi materiale sekrete, që Shërbimi Informativ ia ka çuar atij. Që agjencitë e tjera ia kanë çuar atij. Por ai nuk është thirru kurrë të dëshmojë. Vetëm librin e Bamir Topit të marrë Prokuroria, e ka indicien për të pyetur ku e ka marrë informacionin.

Duhet të merret në pyetje Prokuroren e Përgjithshme, Ina Ramën. Edhe për presionin që i është bërë edhe për raportet që i kanë ardhur, sepse i kanë ardhur informacione të klasifikuara. Duhet të marrë në pyetje Bahri Shaqiri, ish-kreun e SHISH.

Kryeministri Edi Rama duhet të merret gjithashtu në pyetje për protestën, si u organizua, nga i mori informacionet që vrasjet i bëri Garda. Të merret në pyetje Ilir Meta”, u shpreh Hoxha.

1 Komente

  1. S
    Semi

    Ne Shqiperi nese sistemi drejtesise nuk behet si ne Kosove ne kohen e unmik..me gjyqtare e prokurore te huaj, asnje Resultat nuk do kete...po I njejti llum , pasftesi e Mentalitet...vegjetim...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje