KLGJ reagon pas akuzave të Berishës për Irena Gjokën: Sulm për shkak të detyrës, synohet ndikimi në vendimet e saj

4 Mars 2024, 15:20Kronika TEMA
KLGJ reagon pas akuzave të Berishës për Irena Gjokën: Sulm

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar ndaj akuzave që kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka bërë ndaj gjyqtares Irena Gjoka e cila në 30 dhjetor i caktoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ nën akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.


Nga dritarja e ballkonit të shtëpisë ku mbahet në arrest Berisha ka akuzuar gjyqtaren se ka ndërruar mbiemrin nga Shpata në Gjoka dhe se është dëbuar nga Greqia për 12 vite nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Në reagimin e bërë, Këshilli i Lartë Gjyqësor i cilëson akuza të tilla nga Berisha dhe mediat e lidhura me të si përpjekje për të ndikuar politikisht në vendimet e gjyqtares Irena Gjoka. 

Reagimi i KLGJ:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratave publike në media nga persona publik dhe mbrojtësve të tyre në procesin penal, të cilat në përmbajtjen e tyre cënojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e znj. Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Këshilli vëren me keqardhje se këto deklarime të përsëritura publike në media përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar kompromentimin e pavarësisë së gjyqësorit, nëpërmjet përndjekjes mediatike.

Njëkohësisht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativisht në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshtim me parimet e pavarësisë dhe paanësisë.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor thekson se avokatët në bazë të ligjit dhe kodit etik profesional, duhet të sillen me respekt, ndershmëri dhe integritet kundrejt gjykatës, në funksion të përfaqësimit të interesave të klientëve.

Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojnë gjyqtarët dhe impenjimin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, pasi dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjeje nga subjektet publike apo private.

Në respektim të dispozitave ligjore në fuqi, sjellim në vëmendje se mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë.

4 Komente

  1. B
    Babilon

    Pyetja eshte: Ka qene app nuk ka qene e ndaluar ne Greqi. Kaq na thuaj ti dashnori i kanadezit.

    1. S
      Shkembi

      Kjo qelbesire s’ka lene njeri pa njollosur me helmin e tij. Por le te pranojne se ka nje te drejte te madhe qe tregohet kaq i felluqur, derisa drejtesia jone e pjerdhur s’ka guxuar te zbatoje asnje ligj ndaj ketij vampiri.

      1. M
        Martin

        I fiksuar nga ideja se pushteti është gjithçka, ky kryekriminel dhe kryehajdut rreket ta veshё ndërgjegjen me besimin e rremë se ёshtё i paprekur dhe i pandёshkuar nga Drejtёsia e Re Demokratike nё Shqipёri. Njerёzit qё kanё lindur dhe jetojnё nё njё shtet ligjor demokratik çuditem pse ky i pandehur me fakte dhe prova tё pakundёrshtueshme nuk izolohet nё burg?! Dhe bertisni pse nuk kthehen emigrante ne Shqiperi!?

        1. J
          Juristi

          Tani Berisha po ja fut kot si gjithmonë apo ketu na të drejtë se gazeta greke thotë që është denuar me 12 vite ndalim të zonës Shengen per dokumenta false ne 2002 dhe mbiemrin Gjoka e ka marrë nga bashkëshorti i saj ne 2011

          Lini një Përgjigje