Kontrollet në kampin e MEK/ Merren në pyetje 10 muxhahedianë, ja çfarë kanë dëshmuar

22 Qershor 2023, 10:30Kronika TEMA

Kontrollet në kampin e MEK/ Merren në pyetje 10 muxhahedianë, ja

10 muxhahedinë iranianë janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Durrësit si dëshmitarë në ngjarjen e ndodhur paraditen e së martës në kampin e MEK në Manëz të Durrësit.

10 iranianët janë pyetur dje në lidhje me pretendimet se policia ka ushtrur dhunë ndaj tyre si dhe me sprajtin që kanë hedhur janë përgjegjës për humbjen e jetës së një anëtari në kamp.

Burime nga organi i akuzës thonë se edhe gjatë dëshmisë së dhënë dje ata kanë mbajtur po të njëjtin qëndrim. Më herët, për këtë pretendim, autoritetet shqiptare deklaruan se nuk është ushtruar dhunë ndaj tyre.

Ditën e sotme dhe në vijim pritet të merren në pyetje persona të tjerë iranianë, mes të cilëve edhe 6 personat që u proceduan në gjendje të lirë për 4 akuza.

 

2 Komente

  1. T
    Tironci

    Fuori kur thot Italiani , shporrini lerini jasht kufirit te bejn çte duan , te marin dhe saliun me vete .

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti i Porcelanit

      MEK -jashte nga Shqiperia!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje