"Ta morën jetën teksa ktheheshe nga puna", 22 - vjeçarja vdiq pasi e përplasi makina në Durrës, pedagogia: Ndriçoje në fakultet...

22 Qershor 2023, 09:21Kronika TEMA

"Ta morën jetën teksa ktheheshe nga puna", 22 -

E reja 22 vjeçare e cila fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte nga plagët që i shkaktoi përplasja e makinës, ishte studente në universitetin e Durrësit.

Nga Tropoja, Erisa Aliaj përveç studimeve ishte edhe e punësuar dhe në momentin kur u përplas nga makina po kthehej nga puna.

Për ngjarjen e rëndë ka shkruar edhe Eva Allushi, njëra prej pegadogeve të së resë, e cila shpreh dhimbjen dhe revoltën për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentes së saj.

Postimi i plotë nga pedagogia e universitetit të Durrësit:

Erisa po pse ike kaq shpejt moj zemer?! Po ti ishe si drite. Ndricoje ne grup e ne fakultet. Nuk e dije ti qe jeta ne kete vend nuk vlen fare?! Nuk ta kishim thene as ne, pedagoget e tu. Po ti nuk kishe kohe te merreshe me keto. 

Ti i kishe dale jetes tende per zot. Studioje e punoje o shpirt. E kishe zgjedhur dhe temen e diplomes per te drejtat e femijeve perballe abuzimit te medias.

Do te kishe qene nje profesioniste e zonja shume. Po nuk te lane. Nuk zgjodhe te ikje. Ta moren jeten teksa ktheheshe nga puna moj zemer. Na trondite shume te gjitheve ne, profesoreve e shokeve te tu.

Nuk desha ta lexoja ate lajm qe bente fjale per nje 22 vjecare ne Durres, po zemra e ndjeu teksa mendova per studentet e mi. Nuk e mbylle dot as diplomen e as masterin. Pate jete te shkurter, po plot dinjitet.

Te prehesh ne paqe! Ndricofsh si yll nga lart per familjen tende, miqte e shoket.

5 Komente

  1. D
    Dani

    Prandaj ikun njerzit nga Shqiprija::: Se pse sigurija për jeten ështe afer 0, shumica e njerzeve në Shqiprie, kane mentaliteti primitive, barabar, jane Taliban të korruptum, dhe jeta e një njeriut, tjeter vlen 0 për ta:: Pse këta që shtypin njerzit me Makin nuke denohen me burg të përjetshem? Se pse shumica e tyre jane të pime, të drogume, ose nuke kane patent, ose jane njerze me pushtet, dhe gangster dhe nuke rrespektone as një ligj:: Ne jemi një vend pa të ardhme.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhindi

      U prehte ne paqe.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Marku

        Në rrugë brenda qendrave të banuara, shikojme adoleshent me makina të fundit që tmerrojne njerzit duke I dhënë gaz makinave të fituara pa djersë. Turp!

        Përgjigjjuni
        1. d
          drin

          Dhe ne Itali ndodhin shpesh ngjarje te tilla, nqs je fajtor qe ke ngare makinen duke mos zbatuar ligjin rrugor( jo vrasje me dashje ,eshte gje tjeter) maximumi eshte 10 vjet burg dhe quhet vrasje rrugore

          Përgjigjjuni
          1. a
            animas

            Po ku ishte kjo kur kaloi rrugen pse nuk e thone ??? Se mund te kete kaluar trafik ndaresen dhe sja mori jeten tjeter kush po mendja e vet , qe kalon ne nje vend ku nuk mund te traversosh dhe shpejtesia e makinave eshte e madhe

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje