Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 26 qershor lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Partë Tiranë, Avni Sejdi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Sejdit ndaj vendimarrjes së Komisionit. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Avni Sejdi e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmësgjyqtar në vitin 1996 dhe në 2000-in u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Mirditës. Në vitin 2007, ai u transferua në Gjykatën e Pukës dhe prej vitit 2013 e deri në shkarkimin nga detyra, e ushtroi funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Gjyqtari Avni Sejdi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 19 janar 2024, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë.
Nuk e njoh fare kete mender gjyqtar e shume e shume te tjere qe jane shkarkuar e as shume te te tjere qe i kane shpetuar vetingut , por kam nje mendim . Qe te gjithe edhe keta qe jane ne pune qe nga i pari Dumani e deri tek i fundit jane per ne burg . Nuk ka si shpjegohet vritet nje rrugac njeri me tjetrin dmth hiqet nje kriminel e tere shteti ne kembe , Saliu nje kriminel i vetdeklaruar ka vrare plot njerez , vjedhje po e po nga me medhate e asnje gjemb ne kembe . U fol ne fillim qe tere te shkarkuarit do kallzohen per korrupsion ne vlera te medha , kujt ja kane sekuesrtuan pasurine e vjedhur . Likja me vehte nje super hajdut edhe vrases e i shan tere keta qe duhet te bejne drejtesi pa lere me Saliu i shan edhe nga grate e mender Spaku gjoja po punon po kur do punoje qe ta shohin qytetaret . Per popullin keta te gjithe jane per ne burg e tu sekuestrohet tere pasuria se e vjedhur eshte , te lihen ne breke e kanatjere ashtu di kane qene kur filluan punen .