Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 7 shkurt vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtarit të Apelit të Korçës, Olsi Xhavella. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama e Mimoza Tasi, pas shqyrtimit në dhumë këshillimi të ankimit të Xhavellës kundër vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e tij.
Ish-gjyqtari Olsi Xhavella u shkarkua nga detyra prej Komisionit më 18 mars 2021 për probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe në nivel kualifikues për profesionalizmin.
Olsi Xhavella e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 dhe punoi për më shumë se një dekadë në gjykatën e Korçës. Në vitin 2014, ai u dekretua nga Presidenti i Republikës si gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Korçë, funksion që e ushtroi deri në shkarkimin nga detyra.
... nga brekegrisur u bene milionere...
Ore ju te Vetingut dhe KPA. Shikojini me mire keta gjyqtaret horra dhe hajdute. Ne Shkoder ndodhet nje gjyqtar i Plepave te vitit 1993 me emrin Tonin Sterkaj. Edhe i paafte profesionalisht, edhe i korruptuar moralisht. Deri kur do te mbetet shoqeria shqiptare peng i tyre.