VIDEO/ Kreu tre vjedhje brenda javës, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

30 Maj 2025, 15:24Kronika TEMA
VIDEO/ Kreu tre vjedhje brenda javës, arrestohet 33-vjeçari në

Policia e Vlorës ka arrestuar një 33-vjeçar të dyshuar si hajdut serial në qytet, teksa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tij kriminal.

Burime zyrtare bënë sot me dije se kanë faktuar deri tani 3 nga rastet në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Aksioni është kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve, bazuar te kallëzimet për vjedhje në lagje të ndryshme të qytetit.

Policia ndau edhe pamjet nga kamerat e sigurisë gjatë kryerjes së vjedhjeve nga i dyshuari, që edhe pse mbante kapuç, nuk ka mundur dot ta fshehë plotësisht fytyrën dhe identitetin e tij.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit E. S., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet si autor i 3 vjedhjeve”, tha policia.

I riu akuzohet për vjedhjen e kryer më 29 maj, në lagjen “Osman Haxhiu”, ku ka vjedhur 2 televizorë me vlerë 100 mijë lekë, në lokalin e shtetasit F. Xh, më 23 maj në lagjen “Lirim”, ku ka vjedhur 2 televizorë, 3 laptopë dhe 2 celularë, në zyrën e K. K., dhe më 24 maj, në lagjen “28 Nëntori”, ka vjedhur nga një automjet baterinë dhe disa pajisje polumbari, me vlerë rreth 30 mijë lekë.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan prokurorisë vendore, për veprën penale “vjedhja”.

1 Komente

  1. L
    Lani

    Nuk ka mundësi të jetë vlonjat.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje