Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

18 Korrik 2025, 15:29Kronika TEMA
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë,

Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka identifikuar dhe më pas gjobitur 2 drejtues automjetesh të cilët kryenin parakalim të gabuar në aksin rrugor “Librazhd-Qaf Thanë”.

Video që tregon parakalimin e gabuar është bërë virale në rrjet dhe policia thotë se sipas ligjit, ata janë gjobitur në masën 10.000 mijë lek.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesit e këtyre 2 automjeteve dhe i kanë vendosur secilit, masën administrative 10 000 lekë të rinj, bazuar në pikat 16 dhe 10 të nenit 146 dhe në pikën 5 të nenit 198 të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Elbasanit.

2 Komente

  1. D
    Denimin ne maksimimum ! miresjellje !

    Secilit qe nuk zbaton Ligjet e Qarkullimit ! qe sjelle si pasoje Aksidenete dhe vdekjet ! Denimi ne maksimum , zero tolerance .... se vetem keshtu mund te mbrohen secili nga rreziku i Aksideneteve dhe nga vdekjet ! Edukimi i ketyre njerezve qe mburen duke bere shqiponjen me dy duar ! vetem nese zbatohen Ligjet ne fuqi..... keta mund te Edukohen ?

    Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje