Gazeta gjermane Bild, ka zbuluar detaje nga vrasja e 32-vjeçarit serb Aleksandër Stefanoviç, i cili u ekzekutua në Duseldorf të Gjermanisë nga një 52-vjeçar me origjinë nga Kosova.
Autori Rrustem Llapi, është lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” sipas një vendimi të gjykatës gjermane.
Sipas medias gjermane, dyshimet e para janë që konflikti ka ndodhur si pasojë e një borxhi prej 15 mijë eurosh.
Llapi dyshohet se ka humbur një shumë prej 15 mijë eurosh në bixhoz dhe është rikthyer në restorantin e 32-vjeçarit serb i armatosur.
“A ka vdekur reperi gangster dhe pronari i lokalit Aleksandar M. për 15 mijë euro? Ai u qëllua katër herë të dielën mbrëma nga vrasësi i dyshuar me tuta të kuqe në Dyseldorf”, shkruan tabloidi gjerman.
Sipas dëshmive, në ambientet e jashtme të lokalit ka pasur një përplasje mes 52-vjeçarit shqiptar dhe pronarit serb.
Më pas debati ka vazhduar në një konfrontim me armë, ku shqiptari e ka qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend.
WTF! Nuk paskan te mbaruar budallenjte ne kete popull! Komplet rrote kari! Urojme t'ja hudhin çelesin ne det karit, ta kalbin ne burg!
Personi ne anen e djathte ne fotografi pergenjeshtroj se eshte vrare.Kane ngaterruar emrin.Personi i vrare eshte tjeter njeri.