Lirohen hapësirat publike në Tiranë, ministri i Brendshëm: Zaptuesit t’i heqin vetë, ndryshe ka penalitete

6 Korrik 2025, 19:30Kronika TEMA
Lirohen hapësirat publike në Tiranë, ministri i Brendshëm:

Zonat kyçe dhe më të populluara në kryeqytet, si Bulevardi “Zogu i Parë”, Pazari i Ri, zona pas Muzeut Kombëtar dhe një kompleks pranë zonës së njohur si ’21 Dhjetori’, ishin ndër të parat që iu nënshtruan një inspektimi nga policia dhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pas urdhrit të kryeministrit për lirimin e hapësirave publike.

Aksioni ka për qëllim rikthimin e trotuareve, shesheve dhe hapësirave publike, tek qytetarët.

“Asnjë subjekt nuk ka të drejtë të pushtojë hapësira në kurriz të komunitetit. Strukturat do të vijojnë me vendosmëri në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik. Apeli im shkon për çdo subjekt në shkelje, që të lirojë shpejt e vullnetarisht hapësirat e zëna, duke kontribuar për një qytet më të pastër, më të sigurt dhe të aksesueshëm nga të gjithë”, tha ministri Hoxha.

Edhe pse urdhri hyn në fuqi nga e hëna, shumë subjekte kanë nisur që këtë të diel të çmontojnë strukturat e lokaleve, që kanë në shkelje.

Kontrollet do të përfshijnë edhe kioskat pa leje, si dhe objekte të vendosura pa autorizim si bidonë apo pengesa të tjera që bllokojnë parkimet publike.

6 Komente

  1. P
    Patosi

    I hoqen vullnetarisht patronazhistet…

    Përgjigjjuni
    1. D
      Djal i ri Barkun si Dos

      Shifini ket Bark Derrin ky e ka menjen me Hager seka menjen te Puna kuje tu shku me tan at Bark o Derr ti kur te bahesh mi 60 Vjec ske me mujt me ec o Derr

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti

        O Patos, vetëm nga Patosi nuk je. Ti je një rrëmbythje andej afër Vuçidolit.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fieri

          Ke shume te drejte xhaxhi pensionist. Patosi duket me shume si ata qe te kane qire gocen dhe mbesat e tua.

          Përgjigjjuni
        2. M
          Munika

          Lerini dalldite, se nuk I heq njeri vullnetarisht, por zbatoni ligjin. Nga neser do shohim ne e keni serjozisht kete nisme, apo thjesht ti hidhni hi syve popullit, I cili I di mire cilet jane shkelesit, sepse ka ndodhur edhe te jete ndeshur me ta.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nasi

            Cfare do behet me makinat e peishura qe kane zene parkimet publike. Krusisht ne rrugen e Dibres deri ne tufine dhe Kodra e Priftit

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje