Zbardhen bisedat mes doganierëve të arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botë, si i kërkuan 150 € shqiptarit për të mos i vënë gjobë

6 Korrik 2025, 16:33Kronika TEMA
Zbardhen bisedat mes doganierëve të arrestuar në pikën

14 oficerët e doganave të arrestuar në Mavromat (Qafë-Botë) për ryshfet, u sollën në zyrën e hetuesit të Igumenicës të dielën në mëngjes.

Personat e përfshirë në këtë rast dyshohet se kanë marrë mbi 300 ryshfete, që arrijnë deri në 300 euro, me qëllim që të linin makinat të kalonin pa inspektim.

Bisedat e regjistruara nga Policia Greke janë pjesë e dosjes hetimore dhe tregojnë hapur se si funksiononte skema e ryshfetit. Punonjësit e doganës lejonin kalimin e mjeteve vetëm nëse u “lije një kafe” – një shprehje e koduar për para në dorë. Sipas Epiruspost, praktika korruptive dyshohet të ketë nisur që në muajin mars.

Një nga bisedat e regjistruara në prill tregon përfshirjen e një punonjëseje të re në skemën korruptive:

Punonjësja më e vjetër: …më vonë do jesh edhe ti në lojë… besoj se të ka folur z. K…

Punonjësja e re: Po, po, më ka thënë.

P.m.v.: Avash-avash, do nisin edhe bakshishet…

P.r.: Po, po, m’i ka shpjeguar.

P.m.v.: Prandaj edhe turnet janë gjithmonë me dy apo tre veta, që të jenë vendime në grup dhe të mos dalim të zbuluar.

Në një tjetër përgjim, doganierët shmangin vendosjen e gjobës për të marrë para në dorë:

Punonjësja: Përshëndetje, kush je? (pra cili automjet)

Qytetari: Jam Peugeot-i.

P: Bukur, ke gjë në makinë?

Q: Jo gjë të madhe… pak djathë, pak barishte…

P: Ke marrë vaj?

Q: Po, vaj kam.

P: Sa litra?

Q: Rreth dhjetë.

P: Dhjetë apo njëzet? Po të vij dhe të gjej më shumë se dhjetë, çfarë do bëjmë?

Q: Nuk e kam peshuar saktë…

P: Të pyeta sepse ndalohet. Të them nëse të gjej më shumë se dhjetë, çfarë bëjmë?

Pastaj ndërhyn një koleg:

Punonjës mashkull: Çfarë ka në makinë?

P: Ka vaj, djathë, mish…

P.m.: E ke parë makinën?

P: Jo akoma, po negocioj…

P.m.: Hajde sill pak ta shoh… pastaj flasim për pjesën tjetër.

P: Hap makinën të shohë kolegu.

P.m.: Zotëri, hajde pak këtu. Këtu je? Lëre një kafe dhe ik. Po të them, lëre një kafe dhe ik.

Q: Të iki?

P.m.: Po, lëre një kafe dhe ik. I the që ke 10 litra dhe ke 30 brenda?! Hajde, futu brenda. Mos të shohin të tjerët… lëre një kafe dhe ik.

P: Sa kishte?

P.m.: Kishte 30 litra vaj.

P: E dija që kishte më shumë, prandaj i thashë të më tregonte para se të dilja.

P.m.: I the që kishte 10 dhe kishte 30?! Hahaha. Ka pasur kaq shumë gabim peshorja?

Q: Kam vite që vuaj nga kanceri…

P.m.: Hajde, ik tani. Mirupafshim.

P: 50.

P.m.: Sa la? Çfarë… oh m… hahaha.

Në një bisedë tjetër, dy punonjës ndajnë fitimet:

Punonjësi mashkull: Mos u anko fare, sot ishte një ditë shumë e mirë.

Punonjësja: Bravo S…

P.m.: Ishte ndër më të mirat. Edhe pse ishim pak sot, apo jo?

P.f.: Normal.

P.m.: 12 e gjysmë.

P.f.: Mirë jemi.
“Çohu, sill lekët dhe zhduku”: Zëvendësojnë gjobën me ryshfet 150 euro

Një tjetër rast i rëndë është ai i një qytetari shqiptar, i cili detyrohet të japë 150 euro për të shmangur një gjobë prej 3.000 eurosh:

Punonjësi: Ke 7 muaj në Greqi.

Qytetari: Si?

P: Ke 7 muaj që je këtu.

Q: Makinën e solli kushëriri…

P: Ke shkelje. Ta konfiskoj makinën dhe të vendos gjobë 3.000 euro. Lëre makinën, ma sill bosh. Nuk ke të drejtë të qëndrosh në Paksos me makinë shqiptare si qytetar grek.

Q: Në rregull.

P: Rri në karrige. Do kemi problem. Nuk kalon dot. Makinën ma lë këtu. Je 7 muaj?

Q: Jo, jo!

P: Thuaj të vërtetën, mos më detyro të bërtas. Dëgjojnë policët. Je 7 muaj?

Q: Jo 7.

P: 6?

Q: Diku aty…

P: E di sa kushton kjo? Janë mbi 3.000 euro.

Q: Gjoba?

P: Po… Shko në makinë, sill 150 euro. Mos më detyro të them 200. Nuk do ta regjistroj gjobën.

Q: Të shkoj?

P: Hajde këtu. Shko sill 150 euro. Do ta gris letrën. Çohu, sill 150 euro dhe zhduku. Kur do kthehesh prapë? Që ta kemi parasysh… Do të të caktoj të martën.

Q: Dakord.

P: Mos qëndro më shumë se 6 muaj herën tjetër…

Q: Jo.

P: Kur të të pyes ku shkon, thuaj në Igumenicë.

Q: Në Igumenicë po shkoj.

P: Thuaj në Igumenicë dhe mbarojmë punë./ IEFIMERIDA

Lini një Përgjigje