Luftar Reçi dëshmon sot kundër Shullazit, ‘blindohet’ GJKKO, gjyqi do mbahet me dyer të mbyllura

20 Mars 2023, 10:34Kronika TEMA

Luftar Reçi dëshmon sot kundër Shullazit,

Përballja e Luftar Recit me të pandehurit e tjerë të grupit të Emiljano Shullazit do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Kërkesa u be nga prokurorja Elida Kackini e cila pretendoi se kjo masë kërkohet për të sigurinë e dëshmitarit të mbrojtur dhe deklarimet e tij mund të ndikoje edhe ne sigurinë e personave të tjerë që përmenden ne dëshmi.

Ndërkohë që kërkesa u kundërshtua nga avokatët e Plarent Dervishit dhe Indrit Taullaut. Ndërsa dakord me kërkesën u shpreh avokatja e Emiljano Shullazit dhe Viktor Ymerit.

Sipas avokates se Shullazit ky gjyq nuk ka më nevojë për publicitet pasi media ka abuzuar me dëshminë e Recit. Gjykata e pranoi kërkesën dhe gjyqi po zhvillohet pa media.

 

Lini një Përgjigje