VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti që i mori jetën policit në Fier

20 Mars 2023, 09:39Kronika TEMA

VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti që i mori jetën policit në Fier

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Patos – Fier”, ku një mjet tip “Opel” u përplas me një mjet tip “Benz”.

Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën 58-vjeçari, Agron Saba, i cili ishte punonjës policie në Patos.

Mësohet se 58-vjeçari ishte me makinën e tij personale dhe se ishte jashtë orarit të punës.

Nga pamjet e siguruara shihet se përplasja ka qenë mjaft e rëndë dhe dëmet e automjeteve janë të mëdha.

 

Lini një Përgjigje