“Merreshin natën që mos të shikonin rrugën ku po shkonin”, gazetarja: Si rekrutohen gratë për punë në ferma kanabisi

15 Dhjetor 2024, 09:30Kronika TEMA
“Merreshin natën që mos të shikonin rrugën ku po

Në Review në Euronews Albania u transmetua rrëfimi i 4 grave të cilat u arrestuan si punonjëse në ferma kanabisi por që sipas tyre ato nuk punuan asnjë ditë dhe kishin rënë pre të një mashtrimi.

Duke folur për këtë rast gazetarja Aida Topalli tregoi skemën si funksion rekrutimi i grave për të punuar në përpunimin e kanabisit ku sipas saj ato transportohen natën drejt vendit të punës që të mos identifikojnë zonën ku do të punojnë dhe mashtrohen duke u thënë se do merrem me bimë medicinale ose sherebelë.

“Janë bërë shumë operacione policore por duket se janë dekonspiruar por në dy prej tyre policia ka konkluduar, siç është dhe rasti për të cilin po flasim.

Gratë rekrutoheshin pasi u thuhej se do të punonin në përpunimin e bimëve medicinale ose sherebelës dhe përzgjidheshin gra vunerabël, nga familje të varfëra dhe ishte një organizim ku grupoheshin disa gra.

Ato merreshin natën në mënyrë që mos të shikonin rrugën ku po shkonin, u ndaloheshin telefonat, nuk u tregohej kurrë zona ku do të shkonin, hanin dhe flinin në vendin e punës, kishin një lloj menaxheri që i instruktonte dhe punonin me ditë ose me javë”, tha në Review gazetarja Aida Topalli.

1 Komente

  1. E
    Erdogan

    Vulnerabel?"Shqip" Vullnet? Po shkruajeni me Deshire ne Glosan (Gluhe camce) "Me te vjeter te Botes"! Harrova une se edhe Deshire eshte kopje (Este Copy) nga Desire! O demo te hengert (hanger anglisht uri) Tenja E ke te Keqen Brena.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje