Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan/ Kamioni përplaset me makinën, dy të plagosur

14 Dhjetor 2024, 16:15Kronika TEMA
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan/ Kamioni përplaset me

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë – Elbasan, ku një kamion është përplasur me një automjet.

Policia njofton se si pasojë e përplasjes dy persona, pasagjerë të automjetit kanë përfunduar në spital.

''Më datë 14.12.2024, rreth orës 13:45, në autostradën Tiranë – Elbasan, sa kalon TEG-un, shtetasi P. A., duke drejtuar mjetin (kamion) është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E. Gj.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 2 pasagjerë të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksdientit'', njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje