Gjyshja e 17 vjeçarit që plagosi shokun e tij brenda në ambientet e gjimnazit në Cakran të Fierit tregon se nipi i saj vuante nga probleme të shëndetit mendor për të cilin kishte pirë dhe ilaçe por se më pas i kishte ndërprerë.
Ajo tregoi për Report TV cfarë dinte për ngjarjen e djeshme.
“Dje e kishin thirrur dhe i kishin thënë hajde të shikojmë telefonin. 6 vetë ata, një ky. Ia kishin marrë telefonin. Ai djali që u qëllua e kishte qëlluar me shkelm.
Ai ka qenë i sëmurë. E trembte e ëma I thoshte të hëngërt kukuvajka. Ai trembej në gjumë. Ishe sëmurë prej moshës 5-6 vjeç.
U pre frika kur piu kokrrat u stabilizua, por një shok shkolle i tha të mos i pinte. Nuk dëgjonte të atin që t’i pinte më. Do e vizitonim në Greqi, por nusja nuk e aprovoi”, tha ajo.
Lini një Përgjigje