U kap me doza kanabis gati për shitje, arrestohet 18 vjeçari në Fier

14 Dhjetor 2024, 10:55Kronika TEMA
U kap me doza kanabis gati për shitje, arrestohet 18 vjeçari në

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Të riut Juled Spahija në momentin e arrestimit i janë gjetur dhjetëra doza kanabis, të cilat i kishte përgatitur për shtije.

''Si rezultat i kontrolleve të ushtruara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Fier bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit "Flagranca", arrestuan shtetasin J. S., 18 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë nga kontrolli fizik i gjetën shtetasit J. S., dhjetra doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat i kishte pregatitur për shitje.

Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me 1 celular'', thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje