U kap me armë zjarri dhe municione luftarake, lirohet nga burgu i mituri në Vlorë

14 Dhjetor 2024, 12:14Kronika TEMA
U kap me armë zjarri dhe municione luftarake, lirohet nga burgu i mituri

Ka dalë këtë të shtunë përpara togave të zeza 14-vjecari V.T, të cilit vetëm 24 orë më parë iu gjet një armë zjarri dhe një sasi municionesh luftarake.

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur për 14-vjecarin të ndryshojë masën e sigurisë nga 'arrest me burg' në 'detyrim paraqitje'.

Avokatja mbrojtëse e 14-vjecarit, Xhoana Hyka ka sqaruar se gjykata e ka marrë këtë vendim mbi bazën e ligjit për të mitur ku 14-vjecari konsiderohet në moshë fare të vogël për të mbajtur përgjegjësi penale.

Bardhosh Tozaj, babai i 14-vjecarit pas përfundimit të seancës gjyqësore falenderon institucionet për bashkëpunimin që sipas tij kanë parandaluar një ngjarje kriminale.

Tozaj i bënë thirrje prindërve të bëjnë kujdes dhe kur dyshojnë diçka tek fëmijët e tyre ta denoncojnë. Seanca gjyqësore është zhvilluar në prani të të miturit dhe psikologut.

14-vjeçari në seancë ka treguar ngjarjen që pistoletën e ka gjetur në një godinë të braktisur dhe e ka mbajtur pasi me disa shokë kanë bërë video në mal për TikTok.

Ai gjatë seancës thotë se për ngjarjen është ndier i penduar.

1 Komente

  1. N
    Ne koken tuaj.

    Te shohim kush do vritet neser nga dora e ketij.Vrafte familiarin e ndonje Kreuk partie qe kane bere ligje qe 14 vjecaret te mbajne pistoleta e thika se "nuk I ze ligji"

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje