Mashtroi një shtetase duke i marrë 270 mijë euro, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë

12 Shtator 2023, 11:19Kronika TEMA
Mashtroi një shtetase duke i marrë 270 mijë euro, arrestohet

Një 53-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me 4 vite burg pasi kishte mashtruar një shtetase duke i marrë një shumë prej 270 mijë eurosh.

Në kuadër të operacionit të koduar “Trick”,  në Pezë u kap shtetasi në kërkim Andi Alimehmeti, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

“53-vjeçari i ka marrë një shtetaseje, shumën 270 000 euro, duke e mashtruar atë se do ta bënte bashkëpunëtore në një agjenci turistike që kishte në pronësi”, thotë policia.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Trick”.

Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 4 vjet burgim, pasi i mori 270 000 euro një shtetaseje, duke e mashtruar.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Trick”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Pezë, u kap shtetasi në kërkim Andi Alimehmeti, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

53-vjeçari i ka marrë një shtetaseje, shumën 270 000 euro, duke e mashtruar atë se do ta bënte bashkëpunëtore në një agjensi turistike që kishte në pronësi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. T
    TAHIR DISHA

    Pupupu po çbehet keshtu mo amani. Si ju merrkan tjetres 270 mij euro. Po uleni pak doren mo derbardhe.

    Lini një Përgjigje