
Report Tv ka siguruar ekskluzivisht pjesë nga dosja hetimore e prokurorisë ku rezulton se mjeku i spitalit të 'Traumës' Fitim Marku i arrestuar për korrupsion vendoste çmim për shërbimin që i ofronte pacientëve, që në fakt duhet të jetë falas. Në bisedën e përgjuar më 23 shtator në orën 14:20, rezulton se Marku i kërkon 10 mijë lekë një pacienti.
Në bisedën e tij me agjentin e infiltruar si pacient i thotë: "Kur të mbarosh skanerin, më merr në telefon, më prit aty." Gjithashtu zbulon se në skemën e korrupsionit janë edhe të tjerë pasi tregon që paratë i ndan me kolegët. Pasi i jep paratë, mjeku e udhëzon që të presë jashtë sepse do bëjë gati diskun me rezultatet e skanerit.
Ditën e sotme pritet të jepet masa e sigurisë për mjekun, i cili ka përfunduar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore sepse pësoi ishemi cerebrale.
Mjeku reanimator, Fitim Marku u arrestua pas denoncimeve të qytetarëve për marrje ryshfeti. Ai mori para nga një agjent i infiltruar, ndërkohë që për këtë ngjarje u shoqëruan edhe një infermiere dhe një mjek tjetër. Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto persona, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndryshëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë./ Shqiptarja.com
Sipas ligjeve te Israelit ketij mjeku i hiqet e drejta ushtrimit te profesionit dhe organi qe ka leshuat diplomen e mbarimit te studimeve e prefesionalisht i afte per te punuar ne profesionin e mjekut ja anullon ate e si arsy eshte thyrja etike profesionale e urdherit te mjekut. Natyrisht gjykohet nga organet e drejtesis qe ne tast rushfeti denohet deri ne 5 vjet burg.