Trafik droge, armësh dhe njerëzish, arrestohet në Kolumbi ‘Gucci’ shqiptar, e identifikuan nga tatuazhi

26 Shtator 2022, 10:46Kronika TEMA

Trafik droge, armësh dhe njerëzish, arrestohet në Kolumbi

Një prej personazheve më të kërkuar të botës së krimit në Europë është arrestuar në Kolumbi.  Ai është identifikuar si Deniz Klironomi, i njohur me nofkën ‘Gucci’ dhe rezulton të jetë pjesë e grupit 'Los Pachenca', i cili merret me trafik droge, emigrantësh dhe armësh.

Klironomi, shqiptar nga Durrësi, ishte me sinjal të kuq nga Interpoli. Që në fund të vitit 2020, hetuesit nga policia e Dijin morën informacione se një trafikant droge kishte mbërritur në gjirin verior të Kolumbisë.

Në skuadër speciale me hetues nisën menjëherë punë për të gjurmuar hapat e tij, por sa herë që binin në gjurmët e tij, ai zhdukej sepse ndërronte thuajse çdo muaj vendndodhjen.  Kjo zgjati për 7 muaj derisa policia arriti në një apartament në Barranqiulla ku jetonte shqiptari.

Për një javë, 45-vjeçari nuk doli as nga dritarja derisa efektivët ia dolën që të marrin një fotografi të një tatuazhi në krahun e tij të majtë dhe të arrinin ta identifikonin.

Por kur u fotografua, sipas hetuesve të Dijin, kërcënoi policët duke i thënë që diçka mund t’i ndodhë atyre që tentojnë ta ekstradojnë. Sipas mediave të huaja, ai porositi njerëzit e tij në Rumani dhe Shqipëri dhe kishte paguar para që të mos e ekstradonin.

 

 

 

1 Komente

  1. M
    Mali

    Padyshim qe do arrestohej !A ishte Artan Hogja ne Kolomnbi ,bashkepunetor i policise antikrim!Ja ku i gjen ky person parate qe bredh sa andej kendej.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje