Nancy VanHorn takon anëtarët e KLP-së: Të angazhuar për forcimin e drejtësisë! Merrni vendime, pavarësisht presioneve

12 Dhjetor 2024, 13:01Kronika TEMA
Nancy VanHorn takon anëtarët e KLP-së: Të angazhuar për

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn zhvilloi një takim me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke njohur rolin e tyre vendimtar në mbështetje të reformës në drejtësi.

Nancy VanHorn nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke njohur rolin e tyre vendimtar në mbështetje të reformës në drejtësi.

Ajo nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve.

Së bashku, ne jemi të angazhuar për forcimin e drejtësisë dhe integritetit në Shqipëri”, thuhet në mesazhin e ndarë në Facebook nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

1 Komente

  1. c
    ccc

    Pse me ngjajne si spektakel keto takime?! Berisha eshte i lire, GJK eshte shthurur dhe vene ne sherbim te agjendes se opozites, gjyqtar/e ne GJKKO po rikthejne kohen kamikazeve te plepave. Perfundimisht nuk behemi, mendoj.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje